Mjeshtëria e Mourinhos mposht Cityn

Katër mbrojtës, dy mesfushorë qendror dhe katër futbollistë të tjerë më të avancuar në tentim të ndëshkojnë kundërshtarin nëpërmjet kundërsulmeve. Kështu Jose Mourinho dhe Chelsea e pushtuan stadiumin Etihad të Manchester Cityt, duke fituar me rezultat 1:0. Gjiganti londinez ia shkaktoi kundërshtarit humbjen e parë në shtëpi deri më tani gjatë këtij sezoni në ligë,…

Sport

03/02/2014 21:57

Katër mbrojtës, dy mesfushorë qendror dhe katër futbollistë të tjerë më të avancuar në tentim të ndëshkojnë kundërshtarin nëpërmjet kundërsulmeve.

Kështu Jose Mourinho dhe Chelsea e pushtuan stadiumin Etihad të Manchester Cityt, duke fituar me rezultat 1:0.

Gjiganti londinez ia shkaktoi kundërshtarit humbjen e parë në shtëpi deri më tani gjatë këtij sezoni në ligë, dhe atë me plot meritë.

Mysafirët kërcënuan në disa raste para se mbrojtësi i djathtë Branislav Ivanovic të mposht portierin Joe Hart me një goditje të saktë nga distanca, në minutën e 32’të të takimit.

Manchester City u mundua të reagojë, por ishte me fat që nuk shkoi në pushim me disavantazh prej dy golash pasi sulmuesi Samuel Eto’o qëlloi shtyllën.

Pas intervalit, sërish ishte Chelsea skuadër më konkrete në fushë dhe më afër golit. Nemanja Matic qëlloi shtyllën me një goditje nga distanca, para se Tim Cahill ta godet sërish kornizën e portës pas një goditje me kokë.

Vendasit më së afërmi nga goli i barazimit ishin në minutën e 73’të kur Petr Cech e dërgoi topin mbi portë pas goditjes së lirë nga David Silva. Chelsea e mbrojti me sukses epërsinë e një goli dhe festoi në fushën që ishte kështjell e pamposhtur deri më tani këtë sezon.

Me këtë fitore, Chelsea e barazoi Cityn në tabelë me 53 pikë, kurse e la Arsenalin në krye me 55.