‘Mjeshtër’ të gjuajtjeve të lira

Barcelona dhe Juventusi mund të konsiderohen skuadra me fat, pasi në skuadër kanë lojtarë me aftësi të jashtëzakonshme, që janë në gjendje të konvertojnë në gola gjuajtjt e lira.

Sport

14/12/2018 11:26

Lionel Messi dhe Miralem Pjanic, janë lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola në pesë vitet e fundit nga gjuajtjet e lira në kuadër të ndeshjeve të ligave.

Argjentinasi prinë në listën e golashënuesve nga gjuajtjet e lira në pesë vitet e fundit, me 19 gola të shënuara, shkruan lajmi.net.

Pas tij vjen mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, që ka shënuar 12 gola.

12 gola ka shënuar edhe ylli i Milanit, Hakan Calhanoglu.

Renditja vazhdon me Dybalan që numëron tetë gola, ndërsa Cristiano Ronaldo renditet në vendin e tetë me shtatë gola të shënuara./Lajmi.net/