Mjerimi i universiteteve shqiptare

Shumica dërrmuese e njerëzve shqiptarë të sotëm, vazhdimësi biologjike dhe ideologjike e „njeriut të ri socialist“,e miratojnë sjelljen hipokrite edhe në botën akademike. Ndaj ka një përzierje të tmerrshme të dijes e mosdijes, të ndershmërisë e të pandershmërisë.

Opinion

06/09/2017 14:34

“Nuk di kend të qajë më parë” është vargu i një kënge popullore, i cili do t’i rrinte shumë mirëçdo analize të gjendjes së universiteteve në gjuhën shqipe, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri e në Maqedoni. Gjendja e keqe e këtyre themelatave, publike e private, mund tëqahet e edhe tëvajtohet, duke i marrë të gjitha universitetet së bashku, ose secilin veç e veç. Në zonat tona veriore  kjo gjë mund të bëhet mekëngë majekrahu, e cila tradicionalisht e ka dhënë kushtrimin, alarmin.Por, në kohën tonë kënga majekrahu nuk e transmeton plotësisht alarmin, sepse askush nuk e kupton mëkumtin e saj. Po ua kumtove me këtë formë komunikimi, sot mund të ta thonë batutën e famshme shqiptaromadhe:”fol e rruej voe!” Gjendja e mjerë e universiteteve tona mundtë vajtohet në disa zona edhe në kor,por në kor kapet vështirëdramaticiteti i gjendjes, prandaj mundi mund të dalëi kotë. Ndërsa, në zonat e tjera, kjo gjendje mund të vajtohet nëpolifoni, gjithsesi duke mbajtur ison ndonjëri, që ka timbër shumë vajtues, që e pakta të dihet se dikush vërtet po qanë e po ankohet, edhe pa e marrë vesh se çfarë po thotë.

Personalisht besoj se njësoj do të dalëmoskuptimi, nëse gjendja e këtyre universiteteve tona qahet e vajtohet nëçfarëdo variacionesh, sepse ajo është katastrofale, sipas rangimit të tyre nëVebometriks. Secili më keq se tjetri.Ndërsa, nëListën e Shangajit dhe në atë të Tajmit, universitetet tona nuk figurojnë kurrkund, sikur të mos ekzistonin fare në këtë planet. Natyrisht, universitetet tona mund të vajtohen me shkulme, jo vetëm për shkak të rangimeve katastrofale, po edhe më shumë për shkak tëdështimit në raport me tregun vendas e ndërkombëtar të punës dhe me ndikimin në shoqëri, i cili pothuajse nuk vërehet fare. Sot për sot, më shumë kanë ndikim në shoqëritë tona disa organizata të shoqërisë civile, që bëjnë zhurma histerizuese për grupet margjinale e tema margjinale, se sa universitetet publike e private bashkë, fjala vjen, lidhur me politikat zhvillimore, kulturore, identitare e të emancipimit të shoqërisë.

Sido që të zgjedhet mënyra e vajtimitpërkatandisjen e universiteteve tona, sinë Kosovë sinë Shqipëri e në Maqedoni, asgjë nuk do të ndryshojë. Shurdhëria e atyre që duhet të dëgjojnë, e atyre që duhet të reflektojnë, e atyre që duhet të ndërmarrin masa për ndryshimin e gjendjes, do të mbetet si më parë, mospërfillëse e plotë. Pra, askush nuk do të dëgjojë as alarmin, as ngashërimin në kor, as ison vajtuese, sepse vendimmarrësit, profesoratet, studentët dhe shoqëritë tona e mbarë kombi ynëshqiptar, kanë koncensus okult, që të mbajnë këtë gjendje që kanë universitetet në gjuhën shqipe. Si kështu? Vendimmmarësve u konvenon që të mos hapen këto tema, nga të cilat u dhemb koka dhe nuk fitohen vota.Ata as nuk dinë si duhet të trajtohet kjo çështje, sepse ekspertët qëkanë pranë vetes, i kanë zgjedhur me parimin e seleksionimit negativ, sa më të padijshëm dhe sa më servilë. Profesoratit, me shumicë dërrmuese, i konvenon ta hajnë turpin më bukë, sepse shumëprej tyre nuk janë në nivelin e duhur akademik. Ka që kanë diploma false, ka që janë avancuar me punime të plagjiarizuara, ka që kanë marrë poste me ndikime partiake. Ka që kanë qenë spiunë të shërbimeve sekrete të regjimeve komuniste. Dhe këto grupe profesorësh janë shumë dominuese edhe sot. Studentëve, me shumicë dërrmuese, u konvenon të marrin letra në vend të diplomave. Në një shoqëri të kontaminuar nga korrupsioni dhe nepotizmi, gjetja e një pune me çfarëdo diplome është shumë e mundshme. Ndërsa studentët më tëtalentuar e më tëguximshëm, po ikin nga sytë këmbët, nëse jo për studimet themelore, atëherë për master e doctoratë, po e po. Shoqërisësëtraumatizuar e të konservuar i konvenon ta mbajë iluzionin se është e organizuar, se është evropiane, se është moderne, përderi sa në fakt edhe vetë e di qëështëprimitive dhe joeuropiane, por nuk ka vullnet e as energji që të transformohet.Pra, këtyre kategorive nuk u duhet asnjë debat kritik për universitetet. Ato e kanëtë patentuar motivin e refuzimit, por të kamufluar gjoja si ndjenjë të vetëmjaftimit. Ndërsa, atyre që vërtet u plaszemra nga kjo gjendje, jo vetëm qëjanë pakicë epapërfillshme, pornë fakt edhe janëtë injoruar e të nëpërkëmbur si mos me keq, qofshin politikanë, qofshin profesorë, qofshin studenët a qytetarë. Edhe nëse ata tentojnë të thonë ndonjë gjë, zërat e tyre mposhten nga brohorimat entuziaste të të kënaqurve me gjendjen e universiteteve të tyre të shumëdashura. Entuziastët thonë senumri kaq i madh i universiteteve dhe kolegjeveështë dëshmi e zhvillimit, e emancipimit, e modernizimit, etj. Bile ata që kritikojnë më shumë, nëse janë pjesë e stafeve të brendshme të universiteteve, lehtësisht mund të ndëshkohen me mosavancim, ose edhe të dëbohen krejtësisht nga universitetet, sepse liria akademike nuk është e garantuar askund në hapësirat universitare shqiptare. Askund. Pra, ngado që ta shikosh këtë temë, trajtimi i saj nga revista jonë “Shenja”, duket një punë e padobishme, sepse askujt nuk i hyn në punë kjo çështje.Prandaj, lidhur me gjendjen e universiteteve shqiptare, më së miri është të ribotohen tekste të disa viteve më parë, që janë tërësisht aktuale, ngase asgjë nuk ka ndryshuar. Edhe ashtu shumë shqiptarënuk i kanë lexuar, ndërsa pjesa tjetër edhe nëse i ka lexuar, nuk i kujton fare. Sa për eksperiment të vogël, vlerësojeni aktualitetine këtyre fragmente tëdisa teksteve të mia të para disa viteve(2012-2016) lidhur me gjendjendhe problemet e universitetit të Prishtinës dhe të universiteteve shqiptare në tërësi:1.Kriza e Universitetit publik të Prishtinës vazhdon ngjashëm me një sëmundje kronike, e cila në mungesë të trajtimit adekuat, nuk ka si shërohet, edhe nëse është e shërueshme.2. Në bazë të kësaj radhitjeje do të duhej të rishqyrtohej rilicensimi dhe riakreditimi i shumicës prej tyre, sepse si të tilla ato vetëm e krijojnë iluzionin se rinia shqiptare po edukohet e po aftësohet për tregun e punës dhe për jetë aktive në demokraci, ndërsa në të vërtetë ajo rini blenë vetëm letër në formë diplome. 3.Universitetet publike, që janë të ngritura në qytete të vogla provinciale, do të mund të fuzionoheshin në universitetet amë, atë të Tiranës dhe atë të Prishtinës, duke u shndërruar në „kampuse-satelite“, po të shprehemi me një sintagmë që përdoret për të treguar mënyrën e funksionimit të universiteteve globale. Meqë në këtë rast nuk mund të vendoset shenja e barazisë ndërmjet konceptit të universitetit global dhe universiteteve amë (nëse do të bëheshin të tilla), po mjaftohemi të propozojmë që të huazohet ky model nga universiteti global, sepse është lehtësisht i aplikueshëm dhe me siguri se do ta rriste nivelin e mësimdhënies e edhe do ta nxiste idenë e hulumtimeve në këto themelata. (…)Ndërsa, motivi i integrimit të kolegjeve dhe universiteteve private do të mund të ishte bashkimi i kapaciteteve ekzistuese të tyre për të promovuar konkurencë më të fortë e më serioze me universitetet publike.  3. Një model i ri i bashkëpunimit të universiteteve nga vende të ndryshme, në bazë të parimit gjuhësor, (që tashmë është promovuar dhe ka filluar të jep rezultate) do të mund të aplikohej edhe në bashkëpunimin e universiteteve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Ky model në sferën frankofone po testohet ndërmjet Universitetit të Gjenevës, Universitetit të Lirë të Brukselit dhe atij të Montrealit, ndërsa në sferën anglofonte ndërmjet Universitetit të Varvikut dhe një universiteti australian. Koncepti i këtij bashkëpunimi synon që të jetë më i thellë e më organik se sa një bashkëpunim rutinë ndërkombëtar, duke synuar edhe një shkallë të integrimit strategjik. 4. Në Universitetin e Prishtinës është edhe shkretërimi i veprimtarisë botuese dhe aktiviteteve shkencore në UP. Meqë punimet kryesore profesorati detyrohet t’i botojë jashtë universitetit e jashtë vendit, atëherë për botim brenda, në revista me buxhet më se modest, mbeten “trohat”, pra ato që teprojnë, punimet më të parëndësishme, e mbase edhe autorët më pak të rëndësishëm. 5. Fillimi i daljes nga kriza duhet të kërkohet në ndryshimin e politikave akademike neokoloniale, që i ka imponuar “filozofia e Daksnerit’ dhe vorkshopet idiotike austriake, në të cilat është hartuar strategjia utopike, jo për një universitet publik e nacional, po për një themelatë të tredhur. 6. Nga njëqind milionë studentë sa kishte në vitin 2000, parashikohet që në vitin 2030 të jenë katërqind milionë studentë, pra, një katërfishim i numrit të studentëve në botë. Këtë trend duhet ta ndjekin edhe universitetet shqiptare të cilat  duhet të planifikojnë rritjen e kapaciteteve akademike dhe të ambienteve për të përballuar rritjen e pritshme të numrit të studentëve, pa e dëmtuar cilësinë e studimeve. 7. Nuk mjafton të thuhet vetëm me fjalë se jemi të gatshëm për integrimet europiane. Së paku në këtë fushë, përgatitja për të qenë konkurues të njëmendët në përmasa europiane, ende nuk ka ardhur në rend dite. Ndërsa, universitetet duhet të jenë avangardë e integrimit, si në planin brendakombëtar, poashtu edhe në atë europian.

Sinqerisht, a janëtë gjitha këto probleme aktuale edhe sot? Mund të sjellë edhe plot fragmente të teksteve të miaautoriale lidhur me problemet e arsimit të lartë, por vërtet nuk ia vlen. Nuk ia vlen sepse askush nuk është marrë me to, as në kohën kur janë botuar premierë, e as që do të mirret në të ardhmen. Këto shoqëritë tona janë shoqëri në të cilat refuzohet debati kritik, refuzohen idetë e reja, refuzohet kreativiteti dhe veçmas refuzohet guximi intelektual. Ne jemi shoqëri të traumatizuara dhe komb poashtu i traumatizuar nga e kaluara e rëndë ndër shekuj. Fatkeqësisht, në botëvështrimin tonë shoqëror e kombëtar janë shtresuar shumë inhibicione, paragjykime, bestytni, komplekse, prirje hakmarrëse, rikthime imagjinare në të kaluarën. Të gjitha ato së bashku prodhojnë ndjenjën e rreme tëvetëmjaftimit, kënaqjen me pak, impovizimin dhe mbylljen në vete. Këto vese mbysin iniciativat dhe guximin e individëve për të  kërkuar, për të eksperimentuar, madje për tërrezikuar në ambicien e madhe të vetërealizimitdituror. Tendenca gjoja për të mos gabuar, për perfeksion, faktikisht është maskim i frikës.

Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e njerëzve shqiptarëtë sotëm, vazhdimësi biologjike dhe ideologjike e „njeriut të ri socialist“, e miratojnë sjelljen hipokrite edhe në botën akademike. Ndaj ka një përzierje të tmerrshme të dijes e mosdijes, të ndershmërisë e të pandershmërisë. „Zotësia“ vlerësohet, por ajo më të shumtën është e barazvlefshme me hipokrizinë, servilizmin dhe mashtrimin. Ndërsa, këto vese, nuk mund të kenë vend në botën akademike kurrë.

Poashtu shoqëritë tona tëçmoralizuara dhe kombi ynë i raaumartizuar, e trajtojnë studiuesin e mirëfilltëme të njëjtat standarde me të cilat etrajtojnë një mullis, një rrojtar, një dyqanxhi. Ndërsa, universitetet që nga fillesa  e tyre, janë e kundërta e mendimit dhe veprimit rutinë,  e kundërta e zanatit. Në punën hulumtuese nuk ka të vërteta të gatshme dhe nuk ka fitime të aksham-pazarit. Universitetet duhet të jenë themelata ku identifikohen e hulumtohen problemet, ku kërkohet zgjidhja e problemeve, me anë hipotezash që shumë herë janë të gabueshme dhe ku zgjidhja e problemeve, nxjerrë në spikamëprobleme të reja, shumë herë edhe më dramatike se sa ato të parat. (Besoj se po u asocionon me skemen e Karl Poperit për procesin e hulumtimit shkencor.)

Për të qenë universitetet themelata tëkësaj natyre, duhet të funksionojnë në shoqëri që janë të hapura, të afta ta pranojnë ndryshimin, të guximshme që të ndryshojnë.Shoqëritë tona shqiptare, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni dhe kombi ynë shqiptar, këto vlera nuk i ka ende dominuese. Nuk i ka as univeristetet në pajtim me natyrën e vërtetë të universiteteve të sotme në kontinentin tonë. Prandaj, jam i bindur se „fol e rruej voe“, i thonëshumica dërrmuese e bashkëkombasve  edhe këtij teksti. (Botim premierë, Shenja, shtator 2017)