Mjeku largon 1.5 kilogramë objekte metalike nga organizmi i gruas

Mjekët mbetën me duar në kokë pasi hoqën dhjetra objekte metalike, duke përfshirë rrathë, unaza dhe karfica.

Fun

14/11/2018 17:27

Gruaja, e njohur vetëm si Sangita, u pranua në spital pasi vuante dhimbje të forta stomaku, transmeton lajmi.net.

Të shqetësuar, mjekët zhvilluan një sërë testesh për të parë se çfarë mund të fshihet pas simptomave të saj, që po i shkaktonin dhimbje të tmerrshme.

Ata mbetën të hutuar kur panë një gungë në barkun e saj që përmbante dhjetëra objekte metalike.

Pacientja, mendohej se kishte gëlltitur artikuj gjatë periudhave të gjata kohore, duke shkaktuar ngurtësim në stomakun e saj.

Dr Nitin Parmar, kirurg i lartë në spitalin civil Ahmedabad në Indi deklaroi se “stomaku i gruas ishte bërë shkëmb”. Kur e rezonuan me rreze X, vërejtën një gungë në barkun e saj.

Ajo do të mbahet në vëzhgim nga mjekët për të siguruar që të mos futen në organizmin e saj më objekte metalike. /Lajmi.net/