Mjeku kosovar tregon se si iu zhvatën 30 mijë euro një pacienti në një spital të Turqisë

Dr. Hasan Simnica po u bënë thirrje pacientëve kosovarë që përpara institucioneve shëndetësore në Turqi, të përzgjedhin ato të Evropës.

Lajme

14/10/2018 16:53

Ai, këtë e mbështet në një ngjarje të cilën e kishte përjetuar ai vetë, duke treguar se nuk kanë ndonjë plan për trajtimin e pacientëve, e pasi të shpenzohet shifra e dhuruar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës prej 30 mijë eurosh, largojnë pacientët nga klinika.

Krahas kësaj, ai ka bërë të ditur se disa kompani turke të aviacionit madje marrin pacientë të ndryshëm nga Prishtina, ku në mesin e tyre mund të jenë me infeksion apo edhe plagë të infektuar, duke kanosur rrezik edhe për udhëtarët e tjerë.

“Turqit iu konsiderojnë si të rangut të fundit”, ka konstatuar Dr. Simnica tutje.

Shkrimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

“Qeveria ua falë edhe 35 milionë euro turqve.

Pse Kosova bashkepunon me Turqit e jo me Europiane?????

Nje ngjarje para 8 Muajeve dergimi i nje Pacienti ne Istanbul ne nje Klinik per Rehabilitim.

Pase arritjes ne ate Klinik qysh ne Momentin e pare u pa se ajo Klinike nuk i plotesojke ase kushtet minimale per trajtim rehabilitues.

I them familjes se pacientit se nese une vendosi ather kthehemi ne Kosove prape se kjo Klinike nuk i ka ase kushtet minimale per trajtim.Ne kete Konteks flas edhe me Dr kryesore qe ishte edhe pronar i kesaj Klinike.

I them se cfare mundesie ju rehabilituese edhe cfare plani trajtues keni per pacientin????

Pergjegjjeje:Ne me mundesit tona te Vogla do te tentojme te punojme deri sa te hargjohen 30,000 mije  [ë]  qe ishin Financuar nga Ministria e Shendetesise Kosove.

Plan trajtuese nuk kemi por ne Momentin qe hargjohen  [ë]  kthehet ne Kosove.

Paciente te nderuar mos zgjedhni Turqin si destinacion per trajtimin tuaj jashte vendi por Europen ,sepse nese aty ka mundesi juve te Ju ndihmohet ather eshte Europe e Jo Turqi kur ata vete vijne ne Gjermani per trajtim.

Nuk kam asgje kunder Turqeve por mos shpresoni ne medicin që nuk i kanë mundësitë për ta bërë një gjë të tillë.

Kompanite Türke aviacionit te udhtareve marrin edhe paciente te ndryshem nga Prishtina ne kombinim te pageses se 4 uleseve edhe paciente edhe me infekcione apo edhe plage te infektuar duke rrezikuar edhe jeten udhetareve tjere,bile bile edhe kufoma ne Kabinat ku jane udhtaret.

Thuani stop qe Turqit te Ju konsiderojne juve si njerze te Rangut te fundit .”