Mjeku Jani Suli i klinikës Metropolis tregon se si ultrazëri zgjidh problemet e hundës dhe fytit

Ardhja e motit të keq të dimrit shoqërohet me shtimin e problemeve shëndetësore në një pjesë të mirë të popullatës. Ndër problemet që shfaqen më shpesh janë rrufa, gripi, sinoziti e bajame.

Lajme

12/12/2016 20:42

Me këtë rast bëmë një intervistë me mjekun Jani Suli, doktor specialist të otorinolaringologjisë së klinikës Metropolis të cilit i kërkuam të na fliste për aplikimin e teknologjisë së ultrazërit për zgjidhjen sëmundjeve që kanë të bëjnë me hundën dhe fytin

Klinika Metropolisështënjë klinikë e re përhundënveshët dhe fytin ne Prishtine, çfarëështë teknologjia e re me ultrazë qe sillni dhe që promovoni si fjalën e fundit të shkencës?

Teknologjia e ultrazërit ka nisur të përhapet shumë në dekadat e fundit. Ultrazëri  ka gjetur tashmë një përdorim të gjerë në shëndetësi në fushën diagnostikimit nëpërmjet sonografisë, në fushën e terapisë së rehabilitimit si dhe më së fundmi në fushën e kirurgjisë. Ndërhyrjet kirurgjikale me ultrazë përdoren gjithnjë e më dendur në heqjen e kataraktit të syrit, në problemet me tiroide dhe së fundmi edhe në operacionet e ndërlikuara në tru. Klinika Metropolis po aplikon për herë të parë ndërhyrjet me ultrazë edhe në sëmundjet e hundës, fytit dhe veshit. Për të bërë ndërhyrjet e otorinolaringologjisë përdoret një pajisje e posaçme e ultrazërit që lëshon valë me një frekuencë ultratinguj prej mbi 44 kHz. Këto valë shkaktojnë kavitacion duke zbërthyer qelizat dhe tkurrur indet që synohen të zvogëlohen dhe njëherazi i sterilizon indet pa i djegur duke mundësuar një shërim shumë të shpejtë.

Çfarë risie sjell kjo teknologji e re e ultrazërit? Cilat janë avantazhet përkundrejt metodave tradicionale të kirurgjisë ORL?

Mjetet tradicionale si bisturia, djegia por edhe  laseri shkaktojnë traumë të madhe dhe përveç dhimbjes dhe sikleteve të tjera të ndërhyrjes pacienti duhej të kalonte një kohë të gjatë rekuperimi e shërimi të plagës. Në rastin e ndërhyrjes me ultrazë  mjafton anestezia lokale, nuk shkaktohet hemorragji apo plagë që të cenojnë paraqitjen  dhe pacienti mund t’iu rikthehet menjëherë aktiviteteve të përditshme pas ndërhyrjes. Instrumenti që nxjerr valët e ultrazërit zgjidh në mënyrë shumë të shpejtë, efikase dhe të përhershme probleme të shumta të otorinolaringologjisë. Ndërhyrjet klasike të kirurgjisë kanë përqindje të lartëripërsëritje dhe mund t’ju them se 60% e rasteve të ndërhyrjes që kam bërë me ultrazë në Shqipëri dhe Kosovë janë me pacientë që e kanë pas bërë njëherë ndërhyrjen kirurgjikale me bisturi. Këto avantazhe të shumta dhe mungesa e efekteve anësore të kësaj teknologjie I
ka dhënë epërsi të madhe ultrazërit përkundrejt metodave klasike duke bërë që kirurgjia e ultrazërit të përhapet me sukses të madh në vendet e zhvilluara të perëndimit.

Për cilat shqetësimeshëndetësore ORL mund te përdoretultrazëri?

Teknologjia e avancuar e ultrazërit përdoret me shumë efikasitet për patologji si devijimi i septumit të hundës, hipertrofinë e konkave hundore, mishi I huaj në hundë, rhinitis alergjik, bajamet,  inflamacioni i përsëritur i sinuseve, apnesë si dhe të një sërë patologjive të tjera të hundës, veshëve dhe fytit. Faktikisht sëmundjet që prekin këto organe janë nga më të përhapurat në Kosovë. Rritja e ndotjes së ajrit dhe shtimi i stresit në dekadat e fundit ka rritur numrin e qytetarëve  që kanë veçanërisht shqetësime me rrugët e frymëmarrjes.  Dy ndër problemet me të shpeshta që pengojnë kalimin normal të ajrit brenda hundës janë shtrembërimi i perdes së hundës që gjendet diku tek 80% të popullsisë dhe zmadhimi i konkave hundore që prek  pothuaj 30% të popullsisë.  Këto dy probleme nëshumicën e kohës nuk rrezikojnëjetën dhe qytetarët mund të vazhdojnë të bashkëjetojnë me to për vite me radhë. Mirëpo në rastet kur devijimi i perdes apo zmadhimi i konkave është aq i madh sa të shkaktojë bllokim të thithjes së ajrit nga hundës, atëherë mund të shkaktohen probleme serioze shëndetësore dhe bëhet e domosdoshme një ndërhyrje kirurgjikale zhbllokuese.

Çfarë ndodh me qytetarët që vendosin që mos të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale? Cilat janë zgjidhjet alternative përkundrejt ndërhyrjeve kirurgjikale për sa i përket këtyre patologjive?

Përdorimi i barnave mund të kenë efikasitet dhe problemet e frymëmarrjeve të zhduken njëherë e mirë. Ky është skenari më i mirë, pra që me pak barna të trajtohej njëherë e mirë problemi. Mirëpo në shumë raste barnat nuk e zgjidhin problemin por thjesht lehtësojnë gjendjen dhe pacientët detyrohen që të marrin barna në mënyrë përhershme e të përditshme. Avantazhi i ndërhyrjes kirurgjikale është se jep një zgjidhje permanente, kursehen për paratë e harxhuara për barna, ndërpritet varësia psikologjike e krijuar ndaj barnave dhe ajo qëështë më e rëndësishme, shmangen dëmet e shumta anësore. Përdorimi i vazhdueshëm i të njëjtave barna për një kohë të gjatë për shqetësimet e otorinolaringologjisë shkakton probleme të shumta anësore. Kështu për shembull për shqetësimet e mësipërme përdoren dendur antibiotikët, të cilët ulin imunitetin e organizmit dhe dëmtojnë sistemin tretë. Po ashtu përdoren barnat për dhimbje dhe ënjtje si ibuprofeni, që shkaktojnë hipertension dhe dëmtim të aparatit tretës. Barnat anti-alergjike sjellin përgjumje dhe lodhje fizike ndërsa vazokonstriktorët si nafazolina, me pika ose sprej që përdoren për lehtësimin e bllokimit të hundës, rrisin shtypjen e gjakut dhe dëmtojnë shqisat e nuhatjes.

Cilat janë komplikimet që mund të vijnë nëse nuk bëhen ndërhyrje kirurgjikale për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes?

Një ndër problemet kryesore është sinusiti kronik i cili konsiston në infektimin e zgavrave tëhundës. Shkaku kryesor i infektimit të sinuseve është kufizimi deri ne bllokim i ajrimit prej devijimit të perdes sëhundës ose zmadhimit te konkave hundore. Bllokimi i tubit që ajros veshin mund të çoj në dëmtim të dëgjimit dhe infeksion të veshit. Po ashtu apnea dhe gërhitja gjatë gjumit lidhen me pengesat në frymëmarrje që vijnë nga devjimi i perdes apo zmadhimi i konkave hundore. Bllokimi i rrugëve tëfrymëmarrjes së hundës mund të bëhet shkaktarë edhe të rrjedhjes së shpeshtë gjakut prej hundës, të teshtimave të shpeshta, të infeksionit të krenikave si dhe të rhinitit alergjik.

Në materialet promovuese tuja thuhet edhe se ultrazëri përdoret me shumë efikasitet për infeksionet e bajameve.

Infeksioni i bajameve ose krenikave siç thirren ndryshe është një ndër sëmundjet më të shpeshta që prek rreth 10% të popullsisë. Shenjat më të zakonshme janë temperature e shoqëruar me ethe, dhimbja e kockave apo e muskujve, zmadhimi i gjëndrave limfatike të qafës, dhimbja e veshëve, fytit dhe vështirësia në gëlltitje. Bajamet kanë funksion mbrojtës shumë të rëndësishëm pasi janë barriera e parë imunitare që shërben si filtër që pengon hyrjen e bakterieve apo viruseve në organizëm. Nëse lihen pa kuruar, inflamacioni i bajameve bëhet kronik dhe pas një kohe mund të shkaktojë të përhapë infeksionin tek nyjet, veshkat dhe zemra prandaj rekomandohet heqja e tyre edhe pse janë gjëndra të dobishme. Metoda e ultrazërit ofron një alternativë më të mirë se heqja duke mundësuar zvogëlimin e tyre nëpërmjet kavitacionit dhe pastrimin e tyre (cryptolysis) duke shmangur heqjen e plotë. /Lajmi.net/