Mjeku gjerman, shpalli vdekjen e pacientes, plaka e tmerruar zgjohet në morg!

Një doktor në Essen të Gjermanisë, po akuzohet për neglizhencë, pasi një 92-vjeçare u zgjua në morg.

Fun

02/08/2015 18:51

Doktori që mbetet i paemëruar për arsye ligjore, e ka shpallur pacienten e vdekur, pasi tekniku medicinal ka thënë se ajo nuk ka puls dhe nuk po merr frymë.

Gruaja që jetonte në azil pleqsh, është dërguar në morg. Por, punonjësi i morgut ka dëgjuar një bërtitmë në njërin nga frigoriferët. Kur ka shkuar të shoh, e ka qetur gruan e gjallë, shkruan telegrafi.

Për fat të keq, ajo ka vdekur vetëm dy ditë më vonë, nga komplikimet në zemër.

Ngjarja që i ka ndodhur, nuk besohej të jetë shkaktar i vdekjes së saj. Por, gjykatësi Birgit Juergens, ka thënë se i akuzuari 53-vjeçar mund të dënohet me gjobë apo me burg nëse shpallet fajtor.