Mjekët zbulojnë sekretin për të rritur imunitetin e trupit në pak sekonda

Nëse ju vazhdimisht ndiheni të sëmurë dhe pa pikë fuqie, ju duhet që të rrisni menjëherë imunitetin e trupit, me qëllim që të shmangni probleme të tjera edhe më të mëdha më vonë.

Lifestyle

19/07/2017 21:22

Sipas një mjeku popullor të njohur rus, Dr. Sergei Bubnovkiy ju mund të rrisni sistemin tuaj imunitar me këtë truk të thjeshtë për vetëm 15 sekonda.

Ai këshillon që të vendosni këmbët tuaja çdo ditë në një enë me ujë të ftohtë dhe me kuba akulli, transmeton Gazeta Express.

Mjafton që këmbët tuaja të qëndrojnë në ujë për 10-15 sekonda dhe sistemi juaj imunitar do të rritet menjëherë.

Ai shpjegon se kjo lloj metode është edhe një mënyrë shumë e mirë për të parandaluar kollën dhe të ftohurën. Në një enë të gjerë, ju duhet ta mbushni bazën me ujë të ftohtë dhe më pas të hidhni sa më shumë akull që të keni, pasi sa më shumë aq edhe më mirë.

Më pas vendosni këmbët tuaja në ujë të ftohtë çdo natë përpara se të flini gjumë. Nëqoftëse se sistemi juaj imunitar është shumë i dobët, atëherë nund ta përsërisni procesin çdo katër orë. Një studim i kryer nga Universiteti i Virxhinias tregon se uji i ftohtë stimulon prodhimin e neropinephrine, një hormon që është përgjegjës për imunitetin e trupit. /Lajmi.net/