Mjekët thanë se nuk do të jetojë, por ai po e dëshmon të kundërtën

Ky është Jaxon. Ai ka lindur gushtin e të vitit kaluar. Prindërit, Brittany dhe Brandon, dëshirojnë shumë që historia e tij të dëgjohet në gjithë botën.

Fun

26/09/2015 13:09

Ai ka lindur me “Microhydranencephaly”, e cila është një anomali e rëndë e zhvillimit të trurit. Kjo gjendje mund të shkaktojë mikrocefali që nënkupton se koka mund të jetë më e vogël se në kushte normale, bën të ditur Metro.

Jaxon ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm pasi zhvillimi i tij është ekstremist i vonuar por ai tashmë ka thyer arritjet që mjekët parashikuan se  ai kurrë nuk mund të ia dalë, por ai arriti në ditëlindjen e tij të parë, i cili ndjehet si një moment i vërtet historik.

Familja e Jaxon thotë se këmbëngulësia dhe forca e tij tregojnë atë se përse ata këtë po e quajnë si një histori inspiruese, transmeton lajmi.net.

Nëna e tij ka hequr dorë nga karriera e saj vetëm për tu kujdesur për djalin e saj, edhe pse pagesat për mjekimin e tij janë shumë të larta. Andaj ata kanë hapur një faqe ku të gjithë ata që duan të tregojnë humanitetin të mund të kontirubojnë sado pak për t’i ardhur në ndihmë Jaxonit të vogël./lajmi.net/

Për të kontribuar, kliko këtu https://www.gofundme.com/eld1og