Mjekët shpjegojnë se si ecja në natyrë ndryshon trurin tonë

Përderisa duket qartë që ecja nëpër male e pyje pastron mendjen tonë, trupin dhe shpirtin, shkencëtarët kanë zbuluar një fakt se ecja ndryshon shumë edhe trurin tonë, e ky ndryshim është për arsye të mira.

Fun

14/04/2016 16:06

Ecja në natyrë mund të largojë mendimet negative

Përveç ndjenjave pothuajse të menjëhershme, që ecja të bënë të qetë dhe të falë kënaqësi ajo gjithashtu mund të zvogëlojë ripërtypjen. Shpeshherë e gjejmë vetën të mbushur me ide negative, që na zhduk gëzimin dhe momentet e mira duke na quar në depresion dhe ankthe të këqija, transmeton lajmi.net.

Por, një studim i fundit nga Akademia Kombëtare e Shkencave, ka zbuluar se ecja në natyrë ul këto mendime negative.

Hulumtuesit krahasuan njerëzit të cilët ecin nëpër natyrë dhe njerëzit që ecin në vende urbane, dhe zbuluan se 90% e njerëzve që ecin në natyrë kanë raportuar nivele të ulëta të gjërave negative, ndërkaq njerëzit që ecin në mjedisin urban nuk e kanë raportuar këtë rënie.

Hulumtuesit vënë në dukje se shtimi i urbanizimit lidhet ngushtë me rritjen e rasteve të depresionit dhe sëmundjeve të tjera mendore.

Ecja, duke u shkëputur nga teknologjia rrit mënyrën e zgjidhjes së problemeve

Një studim i kryer nga psikologët Ruth Ann Atchley dhe David L. Devijuar, kanë zbuluar se problemet mund të largohen duke iu shmangur teknologjisë dhe duke iu afruar natyrës.

Pjesëmarrësit e këtij studimi kaluan 4 ditë në male, duke mos iu lejuar fare të përdorin teknologjinë, dhe 50% e tyre arritën që të gjejnë mënyra për ta luftuar depresionin dhe problemet.

Hulumtuesit e këtij studimi vënë gjithashtu në dukje se teknologjia dhe zhurma në vendet urbane, janë tepër shqetësuese dhe na pengon për tu përqendruar në gjërat funksionale.

Ecja mund të përmirësojë vëmendjen dhe çrregullimin e hiperaktivitetit tek fëmijët me ‘ADHD’

Fëmijët të cilët kanë probleme, vështirësi me kontrollin e impulseve dhe fokusimin në diçka, ecja në natyrë iu ndihmon shumë.

Një studim i kryer nga Frances, Kup, dhe Andrea Faber Taylor, kanë gjetur se duke i ekspozuar fëmijët me ADHD në mjedise të gjelbra, pra në natyrë të pastër shumë shpejtë mund t’i zvogëlohen simptomat.

Ecja në natyrë ëshë një ushtrim i madh, dhe rrit fuqitë e trurit

Tashmë e dimë se ushtrimet janë fantastikë për shëndetin tonë.

Ecja është një mënyrë shumë e mirë për të djegur 400 deri 700 kalori në orë.

Kjo është testuar nga njerëzit të cilët ushtrojnë jashtë, dhe gjasat janë më të mëdha që këta njerëz të kenë më shumë në funksion trurin.

Hulumtuesit nga Universiteti i British Columbia, kanë gjetur se ushtrimet aerobike rrisin volumin e një pjese të trurit.

Ushtrimet e tilla jo vetëm që përmirësojnë humbjen e kujtesës por edhe parandalojnë atë.

Shumë njerëz marrim ilaçe të ndryshme për t’i luftuar këto sëmundje, por nuk e dinë se zgjidhja më e mirë mund të jetë ecja në natyrë.

Si mund të filloni ecjet?

Për fat të mirë,  ecja është një nga sportet më të lehta dhe më të lira që sjellin përfitime pozitive për tërë familjen tuaj, duke përfshirë këtu edhe gjyshet.

Filloni me ecje të vogla për t’i testuar aftësitë. Çdo ushtrim që e bëni jashtë është i mirë për shëndetin tuaj.

Rekomandohet t’i fikni celularët dhe çdo teknologji që e keni dhe të dilni të ecni e të vraponi në natyrë.

Sigurohuni që të mbathni këpucë të rehatshme, një kapelë dhe një shishe me ujë, dhe gjithashtu veshje sa më të lehtë për tu mos u komplikuar dhe rënduar, kështu edhe qetësoheni./lajmi.net