Mjekët paralajmërojnë kolaps në shëndetësi, nëse nuk procedohet Ligji për Pagat

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka apeluar te Qeveria e Kosovës që të procedojë brenda muajit qershor projektligjin për pagat, përndryshe paralajmërojnë se do të ketë kolaps në shëndetësi.

Lajme

18/06/2018 20:47

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla ka thënë për lajmi.net se ende nuk ka përgjigjje nga Qeveria apo Ministria e Shëndetësisë, dhe ende janë në pritje të një ftese nga ana e tyre.

Syla ka bërë të ditur se afati i fundit është qershori dhe nëse Ministria e Shëndetësisë apo Qeveria vonohen me vendimet e tyre, FSSHK-ja janë të gatshëm për grevën.

“Ne kemi mbledhur një protest të pezulluar nga këshilli drejtues, e cila çdo moment mund të aktivizohet, andaj menjëherë do të mblidhemi dhe do të marrim vendimin e duhur”, tha Syla për lajmi.net.

Ai kërkoi që çdo punëtor shëndetësor të ketë vend meritor.

“Projektligjin për pagat i ofron punëtorit shëndetësor të ketë pozitë të merituar”, përfundoi Blerim Syla. /Lajmi.net/