Mjekët paralajmërojnë: Gjithmonë duhet ta bëni këtë, pasi të keni kryer seks oral

Gonorreja, klamidia, herpesi gjenital, lythat gjenitale dhe sifilizi janë disa nga infeksionet seksualisht të transmetueshme që mund të përhapen përmes gojës.

Lifestyle

18/09/2017 20:39

Shkalla e sëmundjeve seksuale të transmetueshme përmes seksit oral është ende në rritje, sipas Shoqatës Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo mund të shkaktohet pjesërisht nga injoranca e njerëzve kur bëhet fjala për përdorimin e mbrojtjes gjatë këtij akti intim.

Me 35% të të gjithë kancereve të fytit që lidhen me HPV, një mjek po inkurajon çiftet që të mbajnë higjienën e tyre orale, duke përdorur pastë dhëmbësh prej qymyr drurit pas aktit.

Dr Bui, nga Qendra Shëndetësore e Universitetit të Teksasit, tha: “Ruajtja e shëndetit të mirë oral mund të parandalojë infeksionin e HPV.”

Pasta e dhëmbëve prej qymyr drurit është bërë popullore kohët e fundit për shkak të vetivetë saj të zbardhjes, por Dr Bui pohon se mund të jetë “një mënyrë e shkëlqyeshme për të vrarë bakteret pa e vrarë gjendjen shpirtërore”.

“Ndërkohë që nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar marrëdhëniet midis shëndetit oral dhe HPV, të gjithë duhet të kujdesen për dhëmbët dhe mishrat e tyre për një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore”, shtoi Dr Bui.