Mjekët nuk janë të kujdesshëm për këtë sëmundje

Edhe pse në mjekët shpesh kanë aluduar se pacientët me arrest kardiak zgjohen zakonisht pas 48 orësh, nëse intervenimet janë në kohë të duhur dhe të duhurat. Një studim ka treguar se mjekët nuk janë duke u munduar sa duhet për pacientët me arrest kardiak.

Lifestyle

02/07/2016 00:40

Studimi ka treguar se mjekët nuk janë duke e bërë siç duhet punën e tyre për të shpëtuar pacientët me arrest kardiak.

Hulumtuesit në Universitetin e Arizonës kanë gjetur se pacientët me arrest kardiak mund të zgjohen brenda një jave pasi kanë marrë terapi me hipotermi për të evituar dëmtimet e trurit që do të dërgonin në probleme neurologjike pastaj, transmeton lajmi.net

Rreth gjysma e pacientëve që përjetojnë një arrest kardiak jashtë spitalit, i mbijetojnë atij fillimisht, por vetëm 10% e tyre arrijnë të jetojnë pastaj dhe ta lënë spitalin dhe gjysma e këtyre pacientëve pësojnë dëmtime të trurit për shkak të mungesës së oksigjenit.

Ka qenë e menduar se pacientët të cilët nuk zgjohen 48 orë pas arrestit kardiak është e vështirë të mbijetojnë. Megjithatë, studimi ka treguar se edhe pas një kohe prej disa ditësh pacientët mund të mbijetojnë dhe të dalin nga spitali me shumë pak pasoja ose aspak.

“Ne mund të shpëtojmë mijëra jetë çdo vit në të gjitha vendet duke ju i dhënë më shumë kohë pacientëve të këndellën nga arrestet kardiake”, është shprehur Dr. Samuel Keim, profesor në Universitetin e Arizones.

Për këtë studim, hulumtuesit analizuan të dhënat e 573 pacientëve të cilët kishin arrest kardiak dhe kanë qenë nën terapi prej vitit 2008 deri në vitin 2014./lajmi.net