Mjekët në Kanada protestojnë kundër rritjes së pagave

Qindra mjekë kanadezë, specialistë mjekësorë dhe rezidentë, si dhe studentë mjekësorë, kanë nënshkruar një peticion që proteston për rritjen e pagave të tyre dhe kanë kërkuar që fondet të rialokohen për të ndihmuar infermierët dhe pacientët në nevojë.

Bota

09/03/2018 16:22

“Ne, mjekët e Quebecit që besojnë në një sistem të fortë publik, e kundërshtojmë rritjen e fundit të pagave të negociuara nga federatat tona mjekësore”, shkruan letra e postuar në frengjisht, gjuha zyrtare në provincën kanadeze.

Më shumë se 700 vetë kanë shtuar emrat e tyre në peticion pasi që është botuar më 25 shkurt. Që nga e marta, sipas CNBC së paku 213 mjekë të përgjithshëm, 184 specialistë, 149 rezidentë dhe 162 student mjekësorë kanë nënshkuar peticionin, transmeton lajmi.net

Mjekët morën zhurmë me grushte pagash, ndërsa infermierët dhe nëpunësit ishin të mbingarkuar dhe pacientët u përballën me shërbime në rënie për shkak të shkurtimeve të buxhetit në sistemin e kujdesit shëndetësor publik..

“Këto rritje janë më tronditëse sepse infermierët tanë, nëpunësit dhe profesionistët tjerë përballen me kushte shumë të vështira pune, ndërsa pacientët tanë jetojnë me mungsën e qasjes në shërbimet e kërkuara për shkak të shkurtimeve drastike të viteve të fundit dhe centralizimit të pushtetit në Ministrinë e Shënderit,” thuhej në letër. “E vetmja gjë që duket të jetë imune ndaj shkurtimeve është shpërblimi ynë.”

“Ne mjekët e Quebec po kërkojmë që rritja e pagace që u jepet mjekëve të anulohet dhe që burimet e sistemit të shpërndahen më mirë për të mirën e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe për të ofruar shërbime shëndetësore të denja për njerëzit e Quebecit”, thuhej në letër.

Kanadaja ofron “mbulim universal për shërbimet mjekësore të domosdoshme të ofruara në bazë të nevojës, në vend të aftësive paguese”, sipas faqës së internetit të qeverisë.

“Ne besojmë se ka një mënyrë për të shpërndarë burimet e sistemit shëndetësor të Quebec për të promovuar shëndetin e popullatës dhe për të përmbushur nevojat e pacientëve pa i shtyrë punëtorët deri në fund”, shkruan mjekët..

Mesatarja e fitimeve të një mjeku kanadez për një vit, në vitin 2016 ishte 260,924 dollarë (21,700 dollarë në muaj), sipas një raporti të shtatorit 2017 nga Instituti Kanadez për Informata Shëndetësore. Instituti sqaroi se kjo shifër tregon pagën bruto dhe nuk tregon për shpenzimet e çdo mjeku.

Grupi që botoi peticionin e 25 shkurtit, Médecins Québécois Pour le Régime (MQRP), gjithashtu shkroi një letër më 17 shkurt që kundërshtoi 500 milionë dollarët e ndara për rritjen e pagace të mjekëve specialistë, duke e quajtur këtë rritje si “të pahijshme”.

Letra e fundit vjen pasi infermierët  atje protestuan prë kushtet t etyre të punës. Më 1 shkurt, grupi i mjekëve publikoi një letër solidariteti duke mbështetur kolegët e tyre.

“Tema e mbingarkesës së punsë së infermierëve është në qendër të lajmeve, shkruan MQRP, duke u solidarizuar me infermierët për të denoncuar këtë situatë të tyre si të papranueshme, e cila ndikon në cilësinë e kujdesit për popullsinë e Kebekut dhe dobëson sistemin tonë shëndetësor”.

Ne gjithashtu dëshirojmë të kujtojmë qeverinë se situata aktuale është shumë larg normales dhe shkaktohet kryesisht nga shkurtimet që ka imponuar në rrjetin publik”, shkroi grupi./Lajmi.net/