Mjekët largojnë me sukses granatën nga fytyra e ushtarit

Keni dëgjuar ndonjëherë të ketë dikush granatë në fytyrë dhe të frikësoheni çdo çast se mund të shpërthejë? Epo, disa histori janë me të vërtetë unike...

Lifestyle

09/12/2017 10:18

Një fotografi e postuar në internet nga spitali ushtarak i Kolumbisë, tregon imazhin e kafkës së ushtarit kolumbian Leandro Jose Luna me një granatë në fytyrë, të cilën e kishte marrë pas një aksidenti në detyrë.

Granata në fjalë u hoq me sukses nga stafi mjekësor në parkun e veturave të spitalit, për shkak të frikës së ajo mund të shpërthente në sallën e operacionit.