Mjekët japin shpresë: Kanceri mund të shërohet me imunoterapi

Steve Cara u diagnostifikua me kancer në tetor të vitit 2004 dhe kaloj të gjitha testet rutinë që i këshilluan mjekët dhe që ishin të nevojshme që ai të jetonte edhe disa ditë.

Lajme

30/07/2016 20:07

Pas gjithë asaj çka bëri ai rezultatet ishin shkatërruese. Ai kishte kancer në mushkëri, në moshën 53- vjeçare. Kanceri i tij kishte filluar të përhapet, dhe mjekët i thanë se ishte i paoperueshëm, shkruan The New York Times.

Pastaj mjekët i kishin sugjeruar për kimioterapi . Në vend të kësaj, Dr. Matthew D. Hellmann, rekomandojë një trajtim eksperimental: Imuniterapi. Në vend se të sulmonte direkt kancerin, me kimioterapi, tha se imuniterapi përpiqet ta shërojë sistemin imunitar te pacienti dhe luftohet sëmundja, transmeton lajmi.net.

Cara ishte i pasigurt dhe kërkoi një mendim të dytë. Ai u konsultua me një mjek të një spitali tjetër dhe i shpjegoj të gjithën që i kishte thënë Dr. Hellmann. Më të lexuar skanime e tij doktori mbeti i habitur dhe i tha pacientit “Shkoni atje sa më shpejt që mundeni”.

Shfrytëzimi i sistemit imunitar për të luftuar kancerin, prej kohësh një ëndërr mjekësor, por si duket po bëhet realitet, transmeton lajmi.net.

Kjo histori bëri që të ketë interesim për të investuar miliarda dollarë që “immunotherapy”.

E gjithë kjo ka sjellë optimizëm të ri për mjekët e kancerit .

“Ky është një ndryshim themelor në mënyrën se si ne mendojmë për terapinë të kancerit”, thotë Dr. Jedd Wolchok.

Qindra hulumtimeve klinike janë duke e studiuar ‘immunotherapy’, vetëm ose të kombinuar me trajtime të tjera, që janë duke u zhvilluar gati për çdo lloj kanceri.

“Njerëzit janë duke kërkuar shërim,  janë duke pritur, duke u lutur për të marrë një përgjigje pozitive”, tha Dr. Arlene Siefker-Radtke.

Sistemi imunitar – një rrjet qelizash, indesh dhe biokimikatëve – mbron trupin kundër viruseve, baktereve dhe pushtuesit e tjerë. Por kanceri shpesh gjen mënyra për tu fshehur nga sistemi imunitar, ose edhe e bllokon aftësinë e tij për ta luftuar.

Immunotherapy përpiqet që të ndihmojë sistemin imunitar të njohë kancerin si një kërcënim, dhe të sulmojnë atë, transmeton lajmi.net.

Mjekët e kanë provuar një version primitiv të ‘immunotherapy’ kundër kancerit për më shumë se 100 vjet më parë. Nganjëherë ai version kishte pasur sukses, por shpesh edhe nuk kishte, dhe ata nuk e kuptuan pse.

Hulumtuesit tani janë përqendruar në dy lloje premtuese të ‘immunotherapy’.

Një- në çdo pacient, duhet hequr disa qelizave të imunitetit të personit, duke i ndryshuar ato gjenetikisht për të vrarë kancerin dhe pastaj duke i futur ato përsëri në gjak.

Qasja e dytë, që është duke e përdorur dhe z. Cara, përfshin qelizat drogë, kjo do ta ndalon që kanceri të mbyte sistemin imunitar. /Lajmi.net/