Mjekët japin paralajmrime urgjente për adoleshentët me mbipeshë

Mjekët së fundmi kanë paralajmruar në mënyrë urgjente të rinjtë me mbi peshë që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre.

Lifestyle

18/06/2016 06:48

Hulumtuesit suedez kanë gjurmuar jetën e më shumë se 1.6 milion njerëzve në mes të viteve 1968 dhe 2005 dhe kanë gjetur se ata që ishin me mbipeshë si adoleshent kishin më shumë gjasa për të pasur një infarkt në zemër gjatë moshës së re dhe të mesme, transmeton lajmi.net

“Duke marrë parasysh se mbipesha është dukuri në rritje në gjithë botën, rezultatet tona janë shumë shqetësuese. Pasi tek adoleshentët me mbipeshë, komplikimet në zemër dhe rreziku për vdekje gjatë të dyzetave të tyre është i madh, e kjo përbën një rrezik tjetër të madh për shëndetin në mbarë botën”, tha Annika Rosengren, profesoreshë e mjekësisë.

“Kjo shërben për të theksuar nevojën urgjente për të reaguar në frenimin e dukurisë së mbipeshës në botë”, shtoi ajo.

“Njerëzit duhet të këshillohen në lidhje me ushqimin e tyre dhe përkujdesin fizik që ju sjell atyre një shëndet të mirë trupor”, ka përfunduar ajo.

Hulumtimi i saj është shumë i rëndësishëm pasi ajo ka shqyrtuar jetën e njerëzve që nga adoleshenca, duke e ditur se adoleshentët me mbipeshë janë në shumicën e rasteve të prirur që ta rrisin mbipeshën bashkë me vitet e tyre./lajmi.net