Mjekët ia largojnë mbi 200 gurë nga trupi, tregojnë arsyen e formimit të tyre (Foto, +16)

Gruaja e njohur vetëm si Chen nga Guangji i Kinës, i është nënshtruar operimit për largimin e më shumë 200 gurëve nga mëlçia dhe tëmthi.

Lifestyle

24/07/2017 12:36

Sipas mjekëve, 45-vjeçares i janë formuar gurët, sepse nuk kishte ngrënë kurrë mëngjes, ndërsa gjithmonë kishte konsumuar ushqime të dobëta, transmeton Telegrafi.

Në intervenimin që zgjati afro shtatë orë, asaj i janë larguar edhe disa formësime që kishin madhësinë e vezës.

Për më se dhjetë vite, ajo kishte duruar dhimbjet nga frika e operimit, por së fundmi nuk ka mundur të duronte më. /Telegrafi/