Mjekët i nxjerrin nga anusi ngjalën gati gjysma metri të gjatë (Video)

Një ngjarje pothuajse e pabesueshme nga ndodhur në Kinë, ku mjekët në qytetin Guangzhou i kanë hequr nga trupi një burri një ngjalë pothuajse gati gjysmë metri të gjatë.

Lifestyle

20/04/2017 03:00

Burri i identifikuar si Liu, për javë të tëra ishte ankuar se ka dhimbje të mëdha në bark. Por, kur shkoi në spital mjekët nuk mund t’ju besonin syve, kur panë se për çfarë po bëhej fjalë, transmeton Telegrafi.

Ai është dërguar me urgjencë në sallën e operacionit, ku prej trupit të tij është nxjerrë një ngjalë e gjatë 48 centimetra që peshonte 250 gramë.

Ky burrë nga Kina ka pranuar se “nuk e di se si ngjala ka përfunduar në trupin e tij”.

Megjithatë, më vonë ka pranuar se vuante nga kapsllëku dhe se këtë lloj të peshkut e kishte futur me forcë në anus.

Sipas medicinës popullore, kjo është një nga metodat e shërimit të kapsllëkut.