Mjekët e shqetësuar: Schumacher humbi 20 kilogramë

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili gjendet në gjendje kome nga 29 dhjetori i vitit të kaluar, i ka humbur 20 kilogramë. Mediat gjermane dhe ato italiane i kanë cituar mjekët, të cilët thonë se legjenda e Formula 1 ka pak gjasa të rimëkëmbet. Schumi ishte shtruar në spital…

Sport

21/03/2014 20:30

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili gjendet në gjendje kome nga 29 dhjetori i vitit të kaluar, i ka humbur 20 kilogramë.

Mediat gjermane dhe ato italiane i kanë cituar mjekët, të cilët thonë se legjenda e Formula 1 ka pak gjasa të rimëkëmbet.

Schumi ishte shtruar në spital me 75 kilogramë, ndërsa tash është -20.

Mediat e lartpërmendura shkruajnë se mjekët që përkujdesen tërë kohën për të, janë të shqetësuar për gjendjen e ish ngasësit gjerman.

“Humbja e peshës së një pacienti në gjendje kome, është normale. Por, t’i humb 20 koilogramë, janë shumë për një person me peshë normale”, ka thënë mjeku Kurt Diem.

“Ne vetëm mund të supozojmë se ka pasur degradim të muskujve për shkak të mungesës së lëvizjes”, ka përfunduar ai.

45 vjeçari Schumacher gjendet i shtrirë në spital në Francë, pas një aksidenti që e pësoi teksa ishte duke skijuar.

Ai pësoi dëmtime në kokë dhe nga ajo kohë gjendet në spitalin e Grenobles. Ai është operuar dy herë, por ende nuk ka reaguar.