Mjegulla shkakton vonesa e anulime të fluturimeve

Mjegulla e rënë sot ka shkaktuar gjashtë vonesa në aterrim të aeroplanëve dhe një anulim fluturimi.

Lajme

18/12/2013 11:48

Mjegulla e dendur ka shkaktuar telashe sot në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Sllatinë.

Mjegulla e rënë sot ka shkaktuar gjashtë vonesa në aterrim të aeroplanëve dhe një anulim fluturimi.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, tha se udhëtarët kanë pritur rreth një orë.

Sipas saj, disa fluturime janë shtyrë për më vonë.

“Po i kemi pas gjashtë vonesa edhe një anulim”.

“Por, udhëtarët nuk kanë mbetur, i kanë dërguar me disa fluturime tjera, disa i kanë lënë për më vonë”, ka thënë Gara për KosovaPress.

Nuk ka pas ndonjë problem, sipas Garës, përkundër disa shtyrjeve për shkak të mjegullës, por që gjatë ditës çdo gjë është duke funksionuar mirë.