Mjegulla ndërpret fluturimet

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, tha për lajmi.net se deri më tani nga 16 fluturimet e parapara asnjë nuk është realizuar. Fluturimet sipas saj pritet të rifillojnë nga ora 11:00.

Lajme

14/01/2014 09:43

Në Aeroportin e Prishtinës deri më tani nuk është realizuar asnjë fluturim si pasojë e mjegullës së dendur.

Mjegulla pritet që të largohet pas orës 11:00 kur, sipas zyrtarëve të Aeroportit, pritet që fluturimet të rifillojnë.

Për shkak të mjegullës së dendur, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Sllatinë akoma nuk është realizuar asnjë fluturim.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, tha për lajmi.net se deri më tani nga 16 fluturimet e parapara asnjë nuk është realizuar. Fluturimet sipas saj pritet të rifillojnë nga ora 11:00.

“Deri më tani asnjë fluturim i paraparë, nga gjithsej 16 nuk është realizuar për shkak të mjegullës”.

“Presim që nga ora 11:00 të rifillojnë fluturimet, pasi mjegulla të largohet”.

Mjegulla e dendur javëve të fundit ka bërë që të ketë vonesa si dhe anulime të fluturimeve.