Mjedrat në situatë sfiduese, në 2019 pritet rritja e çmimeve

Përfaqësues të shoqatës nacionale të mjedrës “Mjedra e Kosovës”, kanë paralajmëruar rritje të çmimit për vitin 2019.

Lajme

06/12/2018 12:22

Shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosovës” mblodhi së bashku aktorët vendas dhe rajonalë të sektorit të mjedrës në një konferencë që për synim pati përmbledhjen e arritjeve kryesore dhe sfidave me të cilat ballafaqohet sektori i mjedrës në Kosovë dhe Poloni gjatë viteve të fundit.

Sami Uka, kryetari i shoqatës “Mjedrat e Kosovës”, tha se viti 2018 ka qenë më sfidues për sektorin e pemëve të imta, që sipas tij arsyet kanë qenë kushtet klimatike dhe çmimi i ulët.

“Ky vit ka qenë më sfiduesi dhe janë ngritur shume pyetje dhe cilat kanë qenë shkaqet dhe cilat është e ardhmja e mjedrave në Kosovë dhe rajon. Duke i referuar shumë vendeve që ti sjellin përvojat e tyre dhe t`i dëgjojmë se si i janë përgjigjur ata kësaj sfide dhe se çfarë kanë bërë atë dhe çka duhet të bëjmë në të tejkalojmë këtë sfidë. Çështja e mjedrës ka qene sfiduese për shumë  arsye siç janë kushtet klimatike, çmimi i ultë dhe të ardhurat e fermerëve ka qenë minimal. Vendet që kanë më shumë përvoje në këtë sektor na kanë thënë se ky cikël ndodhë shpesh përsëritet në 7 vite, ky vit cilësohet si viti me më shumë dobësi po shpresojmë që në vitin e ardhshëm të arrijmë më shumë përfitime”, tha Uka, raporton kallxo.com.

Mevludin Krasniqi, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në këtë rast shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar edhe më tutje fermerët dhe kultivuesit e mjedrave përmes grandëve dhe subvencioneve.

“MBPZHR-ja ka përcjell nisma të ndryshme për sektorët e pemëve të imta në Kosovës, ashtu si ne vende tjera është mjaft kompleks dhe ka ndikimi ekonomiko-social. Natyrisht, e përcaktojnë kushtet klimatike, kultivimi i mjedrave përveç qe siguron vende të puna por edhe të ardhura. Gjithashtu përkrahet sektori privat, toka bujqësore edhe rrit eksportin e mjedrave. Pemëtarinë e shohim si një faktor me përfaqësi krahasuese andaj kemi ndihmuar përmes grandeve dhe subvencione”, tha ai.

“Nga viti 2015 kemi vazhduar ti përkrahim fermerët me 400 euro për hektar që e kultivojnë mjedrat. Në vitin 2018 bashkë me USAID-in kemi bashkë financuar sasia totale grandi rreth 3 milion euro. Duke u falënderuar punës së fermerëve tanë dhe donatoreve tanë kemi shënuar përparime në 5-vjeçarin e fundit andaj si rezultateve sipas statistikave kemi 2,000 hektar mjedrave,” shtoi zëvendësministri Krasniqi.

Ndërsa, Lisa Magno, nga USAID u shpreh entuziaste me punën dhe të arriturat në ketë sferë, më ç ‘rast lavdëroj cilësinë e mjedrave të Kosovës.

“Kur kam shërbyer në Kosovë deri ne vitin 2011 dhe në atë kohe misioni i USAID-it ishte duke bëre një përfshirje të tokës, kushtet klimatike dhe të gjithë u befasuam që pemët e imta ishin në krye të listës që kanë potencial. Jam e lumtur qe pas disa vite shoh këto arritje. Kemi mbështet edhe lidhjen mes fermerëve dhe tregtareve gjithashtu edhe u kemi ndihmuar fermerëve kosovar që të certifikohen. Para 5 vite nuk eksportohej mjedra dhe tani ne 2018 për shkak të punës se madhe dhe bashkëpunimit me sektorin privat ka arritur gati 10 milion dollar vlerë. Mjedrat e certifikuara nga Kosova pëlqehen nga jashtë andaj vazhdoni të punoni”, tha ajo.

Otillie Mooshofer nga GIZ tha se është e lumtur në bashkëpunimin dhe ndihmën që po i bënë Kosovës në këtë sektor, ku inkurajoj fermerët për vitet e ardhshme.

“Kemi dëgjuar shumë se është prodhuar shumë mjedra dhe e përgëzojë shumë dhe e përkrahim sektorin privat në eksportim pasi që është hera e parë që punojmë me mjedrat e Kosovës dhe jemi te impresionuar me punën e juaj. Planifikojmë që dy vitet e ardhshme të bashkëpunojmë me mjedrat e Kosovës që të promovojmë dhe të bëjmë panaire. Sa më të mirë ta keni cilësinë aq më shume do të shesim dhe duhet të prodhojmë dhe jemi të lumtur qe të shesim pemët e juaj të imta. E shpresoi qe ne vitet e ardhshëm të përmirësojmë te ardhurat rurale”, tha ajo.

Ndërkaq, Kujtim Lepaja nga sektori i mjedrave në Kosovë gjatë prezantimi të tij tha se në vitin e ardhshëm do të ketë rritje për 35% më i lartë do të ketë rritje pasi që sipas tij, kjo rrit edhe entuziazmin e fermerëve që të kultivojnë edhe më shumë në cilësinë e mjedrave.