Mjafton të përdoret vetëm një herë marihuana, për t’ia shkaktuar këtë gjë trurit të të rinjve

Vetëm një ose dy "joint"-a mjaftojnë për të ndryshuar strukturën e trurit të një të riu, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Lifestyle

17/01/2019 11:42

Droga mund të shkaktojë ndryshime që bëjnë ata të vuajnë nga ankthi ose paniku, sipas një studimi, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit gjetën se vajzat dhe djemtë 14-vjeçarë të ekspozuar ndaj THC-së – kimikat psikoaktiv në kanabis – kishin një vëllim më të madh të lëndës gri në trurin e tyre.

Kjo do të thotë se indet në zona të caktuara janë më të trasha, për shkak të receptorëve që prek marihuana.

Ekspertët thanë se trashësia e indit të trurit është e kundërta e asaj që zakonisht ndodh gjatë pubertetit, kur materia e trurit të adoleshentëve hollohet dhe rafinohet.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Vermontit, në të cilin ishin përfshirë të rinjë nga Anglia, Irlanda, Franca dhe Gjermania për të studiuar efektet e marihuanës. /Lajmi.net/