Mjafton Rashford, Anglia mposht Zvicrën

Anglia e ka mposhtur Zvicrën, në ndeshjen miqësore të zhvilluar sonte.

Sport

11/09/2018 22:51

Anglezët fituan me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores e realizoi Marcus Rashford në pjesën e dytë.

Zvicra pati disa raste në fund të ndeshjes, por nuk arriti të barazojë.

Për zviceranët u aktivizuan lojtarët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Albian Ajeti. /Lajmi.net/