Mjafton goli i Mbappe, Franca mund Perunë dhe kalon grupin

Francezët kanë grumbulluar 6 pikë pas dy ndeshjeve të para, duke lënë pas Dnimarkën me 4, Australinë me 1 dhe Perunë pa pikë.

Sport

21/06/2018 18:52

Franca  është Kombëtarja e radhës që e siguron kalimin e grupit.

“Trekolorët” mposhtën minimalisht Perunë, 1:0.

Goli vendimtar u realizua nga ylli i PSG-së, Kylian Mbappe.

Ai shënoi nga afërsia në portën e zbrazur.

Francezët kanë grumbulluar 6 pikë pas dy ndeshjeve të para, duke lënë pas Dnimarkën me 4, Australinë me 1 dhe Perunë pa pikë. /Lajmi.net/