Mjaftojnë 10 minuta për një seks të përsosur

Një studim i ri ka treguar se gjatësia ideale e kohëzgjatjes së seksit është ndërmjet 7 dhe 13 minuta. Marrëdhënia seksuale gjatë gjithë natës, për të cilën të gjithë ëndërrojnë, shpesh shndërrohet në dëshpërim dhe moskënaqësi.

Lifestyle

08/08/2014 18:58

Eric Corty, profesor i psikologjisë në Universitetin Penn State, ka realizuar një hulumtim ku janë përfshirë 50 anëtarë të Shoqatës për terapi dhe hulumtime seksuale (e cila i ndihmon çiftet të cilat kanë probleme me seksin).

Studimi i tij ka treguar se seksi që zgjat 1 deri në 2 minuta është shumë i shkurtër; seksi që zgjat 3 deri në 7 minuta është i pranueshëm; ndërsa çdo marrëdhënie seksuale mbi 13 minuta është shumë e gjatë.

Prandaj tashmë është e qartë se çfarë duhet bërë në krevat, le të zgjasë 10 minuta, por këto minuta shfrytëzoni në maksimum.