Mizore: Majmunin e lidhin me zinxhirë dhe e maskojnë si kukull, e nxjerrin në rrugë për të lypur para

Në Indonezi vijon të aplikohet një traditë e çuditshme dhe e kritikuar në masë. Kjo ka të bëjë me veshjen e majmunëve si kukulla, dhe më pas i nxjerrin në rrugë për të lypur para.

Fun

27/04/2018 11:58

Por, kjo u kritikua sepse mizorisht majmuni ishte i lidhur me zinxhirë.

Në videon më poshtë shihet një majmun me një kovë në dorë, të cilën e mban për të mbledhur para.

Ai qëndron në rrugë dhe shikon shoferët duke pritur dikë që mund të jetë i gatshëm të ofrojë diçka.

Performanca e tij e çuditshme shoqërohet me muzikë tradicionale.

Shumë prej majmunëve nuk ishin në gjendje të ktheheshin në pyjet që u morën, për shkak të traumave të rënda fizike dhe mendore. Megjithatë, praktika vazhdon në të gjithë Indonezinë.