‘Miu sy’ nga Samung, i ndihmon të paralizuarit të përdorin PC-të

Samsung ka bërë edhe një hap të madh drejt zbulimeve teknologjike. Kompania këtë radhë ka zbuluar një teknikë të quajtur ‘Miu sy’, që i lejon të paralizuarit të përdorin kompjuterët.

Auto & Tek

25/11/2014 15:23

“Më vjen mirë që ju takova të gjithëve”, shkroi Hyung-Jin Shin, duke përdorur vetëm sytë e tij për të shkruar në kompjuter.

Nga shtrati i tij i lëvizshëm, Shin bëri që fjalët të shfaqen në ekranin e kompjuterit duke përdorur Eyecan+, një pajisje gjurmuese e syrit që u krijua nga Samsung Electronics, transmeton Lajmi.net.

“Jam i lumtur që miu sy është ndërtuar në Kore”, vazhdoi i paralizuari Shin. “Miu sy nuk është vetëm një produkt teknologjik, por një lumturi për të paralizuarit. Shpresoj se ky lloj studimi do të vazhdojë”, shtoi ai.

Shin, një student i diplomuar në Shkencat Kompjuterike në Universitetin Yonsei në Seuol, ka punuar me Samsung në krijimin e Eyecan. Ai lindi me sëmundjen “kuadriplegia”, apo me gjymtyrë të paralizuar, transmeton Lajmi.net.

Samsung e dizajnoi Eyecan+ për t’i ndihmuar njerëzit e paralizuar si Shin për të punuar me kompjuterë, duke përdorur kështu vetëm lëvizjet e syrit për të kryer operacione të tilla si shkrimi, kopjimi, klikimi, zvarritja apo edhe zmadhimi/zvogëlimi.