Mitrovicë, vdes një 36 vjeçar në aksident komunikacioni

Një 36 vjeçar ka humbur jetën në mesnatën e 22 shtatorit në Mitrovicë.

Lajme

22/09/2017 15:13

Lajmi është bërë i ditur nga policia rajonale e Mitrovicës, ku sipas tyre shkak i aksidentit ishte pakujdesia e shoferit.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë vozitësi M. XH., 36 vjeçar, ku vdekjen  e konfirmoi mjeku kujdestar, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku njëri dërgohet për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë dhe tjetri lirohet në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, prokurori kujdestar si dhe mjekësia ligjore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer vendshikimin e ngjarjes.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit i cili humb kontrollin mbi automjetin duke përfunduar jashtë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në mjekësinë ligjore për obduksion./Lajmi.net/