Mitrovicë: Policia në autobus të ‘Plisave’ gjeti 33 shishe me koktej molotovi – Lajmi.net
Mitrovicë: Policia në autobus të ‘Plisave’ gjeti 33 shishe me koktej molotovi
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleSportSporti Vendor 20:21, 18 February 2017
Plisat mbrëmë në Mitrovicë
Plisat mbrëmë në Mitrovicë
Ndeshja e mbrëmshme për Kupën e Kosovës në Basketboll ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës, u karakterizua edhe me incidente, ku për pasojë kishte policë të lënduar dhe tifozë të arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veriu.info ka treguar se mbrëmë në Mitrovicë janë arrestuar 11 persona të dyshuar për përfshirje në sulm ndaj zyrtarëve policor dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë  pas përfundimit të lojës së basketbollit të zhvilluar në palestrën sportive ”Minatori ” ndërmjet KB Trepça dhe KB Prishtina. Incidenti i parë është regjistruar rreth orës 20:00, ku me të arritur autobusët e tifozërisë nga Prishtina ”Plisat”  në rrugën ”Mbretëresha Teutë” nga autobusët në rrugë ishte hedhë një shishe me koktej molotovi, të njëjtën kohë afër rrugës ndodheshin grupe të rinjsh të cilët kanë  filluar te gjuajnë me gjësende në drejtim të autobusëve.  Policia në afërsi të palestrës ka bërë një  kontroll  brenda në autobus ku janë gjete 33 shishe qelqi të dyshuara me përzierje  të koktej molotovi.

Ndërsa pas përfundimit të lojës në kohën kur autobusët me tifozeri ”Plisat” ishin nisur në drejtim të Prishtinës, me të arritur në rrugën ”Mbretëresha Teutë” nga grupe të rinjsh nga distanca janë hedhur mjete të ndryshme në xhamat e autobusëve, me ç’ rast janë evidentuar dëmtime materiale  ne katër autobusë”, ka thënë zëdhënësi Zahiti për Veriu.info.

Ai ka treguar se gjatë përpjekjeve për të parandaluar grupet e të rinjve në hedhjen e gjësendeve në drejtim të autobusëve,  lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtar Policor të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor, po ashtu janë dëmtuar  dy vetura zyrtare Policore.

“Ndaj 11 të dyshuarve të arrestuar  nëntë (9) prej tyre u janë iniciuar raste për ” prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ndërsa dy të dyshuarve tjerë u është iniciuar rast për ”sulm ndaj zyrtarëve Policor”.

Pas procedurave intervistuese të gjithë të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në ndërkohë janë iniciuar edhe tri raste të lëndimeve trupore,  ku lëndime kanë pësuar  dy persona  nga tifozeria e Prishtinës, si dhe një zyrtar i KB Peja i cili ka pësuar lëndime në palestër si pasoj e hedhjes se mjeteve nga tifozeria”, tha Avni Zahiti.

Fjalët kyçe: Basketboll, Mitrovicë, Plisat

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master Japan