Mitrovicë, humb jetën në aksident 20 vjeçari

Një  20 vjeçar ka humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Mitrovicë, në rrugën Faruk Spahija.

Lajme

22/07/2018 08:32

Aksidentin  me fatalitet ku ka humbur jetën R.A e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovisës, Avni Zahitit.

“Ne një aksident trafiku me fatalitet ka humbur jetën një 20 vjeçar, aksidenti raportohet  te ketë ndodhur rreth orës 22:00, te datës 21 korrik 2018, ne rrugën Faruk Spahija në Mitrovice. Si pasoje e lëndimeve te pësuara ne aksident ka humbur jetën pasagjeri   R. A., 20 vjeçar,  ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i veturës, i cili  po trajtohet ne QKUK”, ka thënë ai për lajmi.net.

Sipas tij, nga hetimet e zhvilluara ne vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet te jete mospërshtatja e shpejtësisë, humbja e kontrollit te  drejtuesit te automjetit BMW, me çrast automjeti  del jashtë rruge ku rrokulliset disa here.

Trupi i pajete i viktimës me urdhër te prokurorit është dërguar për obduksion.

Policia ka bërë apel te te gjithë pjesëmarrësit  ne trafikun rrugor, për kujdes  dhe vigjilence te shtuar duke  respektuar te gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore./Lajmi.net/