Mitrovicë, godet këmbësorin me veturë dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë është goditur me veturë një person i cili ishte duke qarkulluar në rrugë.

Lajme

19/01/2018 12:04

Pas goditjes i dyshuari  i gjinisë mashkullore ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën me lëndime trupore.

Viktima pas rastit ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërkaq që rasti është ende nën hetime./Lajmi.net/