Mitrovicë: Arrestohet një person pas rrahu gruan e tij

Në orën 3:25 të  datës   29 maj  2018, policia në Mitrovicë  i është përgjigjur një  informacioni për  dhunë në familje.

Lajme

29/05/2018 15:12

Ngjarja raportohet  të ketë  ndodhur në  rrugën “Beteja e Koshares” në Mitrovicë, ku  njësitet policore takojnë viktimën e rastit   femër e moshës rreth 37 vjeçare, ajo ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj  ku si pasojë kishte pësuar lëndime të dukshme trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë e më pas është dërguar për në QKUK.

Veprimet policore ishin orientuar drejt identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit H.B., 37 vjeçar, me  ç’ rast është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Një pistoletë me 34 fishekë
  • Një shufër metalike
  • Një shufër gome
  • Një palë pranga
  • Një thikë

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit i është caktuar masa  e ndalimit policor. Ndaj tij është  iniciuar rast për veprën penale “lëndim trupor” dhe “armëmbajtje pa leje”.