lajmi.net

Mitrovicasit presin më shumë zhvillim ekonomik

Mitrovicasit e pritën natën e ndërrimit të viteve me urimet që 2018-ta të sjellë më shumë begati për të gjithë.

Lajme

01/01/2018 21:13

Disa minuta para ndërrimit të moteve në sheshin “Mehë Uka” dhe atë “Agim Hajrizi” në Mitrovicë, qytetarët krijuan një atmosferë festive. Nuk munguan as këngët e vallet si dhe urimet për një vit sa më të mbarë, derisa qytetarët shprehën dëshirat e tyre për më shumë lumturi, begati dhe paqe.

Në mesin e qytetarëve ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ai kishte dalë që festën e ndërrimit të moteve ta kalojë me qytetarët, ndërsa për vitin 2018 pret ringritje ekonomike.

Pres që niher e përgjithmonë Trepça të lëviz përpara në zhvillimin ekonomik dhe sidomos atyre të cilët kanë shumë nevojë që t’u ngritet standardi i tyre e qytetarët e Mitrovicës do të jenë ata të cilët do të japin kontributin në këtë drejtim”, ka theksuar Bahtiri.

Atmosfera festive me këngë dhe valle e përcolli 2017-n me optimizmin që viti 2018-të të jetë vit i kthesës, zhvillimit të familjes, shoqërisë dhe shtetit.

 

LM