Mitrovica tash e 12 orë në terr, nuk rregullohet trafoja e djegur

Sot në qytetin e Mitrovicës është djegur një trafo me ç’rast e gjithë Mitrovica Jugore ka mbetur pa rrymë.

Lajme

23/01/2019 00:06

Lexuesit e lajmi.net nga Mitrovica vazhdimisht sot gjatë gjithë ditës kanë treguar që janë duke qëndruar në terr, shkruan lajmi.net.

Ata gjithashtu janë ankuar se ende nuk kanë asnjë informacion se kur do të furnizohen përsëri me energji elektrike.

Lexo edhe:

http://lajmi.net/dalin-nga-ngujimi-minatoret-e-trepces/

Qytetarët e Mitrovicës kanë thënë se rryma ka pezulluar edhe punën nëpër biznese, ndërkohë që nga KEDS-i nuk ka rrjedhur asnjë informacion se kur do të rregullohet problemi pas djegies së trafos.

Kujtojmë, se sot në mesditë është djegur një trafo në minierën e Trepçës ku për disa orë kanë mbetur të ngujuar mbi 100 minatorë. /Lajmi.net/