Mitrovica e qetë në ditën e Ushtrisë së Kosovës

Në Mitrovicën e Veriut situata është e qetë dhe pa asnjë tension.

Lajme

14/12/2018 10:44

Këtë informacion për Klan Kosova e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Besim Hoti.

Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje që do ta prishte rendin dhe sigurinë. Po ashtu që nga ora tetë e mëngjesit në afërsi të Urës së Ibrit janë vendosur katër autoblinda të KFOR-it austriakë.

Kujtojmë se të dyja komuna të këtij qyteti janë stolisur me flamuj të ndryshëm, Jugu me ato amerikanë dhe Veriu me ato të shtetit serb.