Miti që vezët janë të dëmshme bie poshtë, ja çfarë vlerash ushqyese na ofrojnë ato

Kur të mësoni se sa vlera ushqyese na ofrojnë vezet, do kuptojmë se kemi jetuar një gënjeshtër. Të gjithëve na është thënë se vezët nuk duhen konsumuar në masë për shkak të kolesterolit. Gjithmonë është besuar se vezët ndikojnë në bllokimin e arterieve duke shkaktuar apo përkeqësuar sëmundjet koronare të zemrës.

Lifestyle

26/07/2016 04:50

Por, kur studiuesit e Universitetit Wake Forest shqyrtuan disa nga studimet që ishin bërë në lidhje me vezët, nuk gjetën asnjë lidhje mes vezë dhe sëmundjeve të zemrës.

Në fakt, shumë ekspertë të njohur të shëndetësisë i quajnë vezët ushqim i përsosur pasi na sigurojnë vitamina të rëndësishme, yndyrna të shëndetshme, minerale dhe kalori në nivele të ulëta. Ja çfarë vlerash ushqyese kanë vezët

Ndikojnë në humorin tuaj për mirë
• Vezë përmbajë një përzierje të dobishme të omega-3 acide yndyrore, zink, vitamina B dhe jodur. Ky super kombinim “lufton” lodhjen dhe humorin e keq.

Ndikojnë pozitivisht në sistemin muskular
• Vezë janë një nga burimet më të mira të proteinave dhe vitaminës B12 e cila promovon shëndetin e muskujve.

Kundër kancerit
• Gratë që kanë nivele të larta të choline-një lëndë ushqyese që gjendet në vezë janë 24 për qind më pak të riskuara nga kanceri i gjirit, sipas një studimi të kohëve të fundit.

Shikim më i mirë
• Vezë janë një burim i pasur i luteinës dhe zeaxanthin-antioksidantë që ndihmojnë në shqisën e të shikuarit