Mitchell-Zaev: Marrëveshja për emrin duhet të arrihet mes Shkupit dhe Athinës – Lajmi.net
Mitchell-Zaev: Marrëveshja për emrin duhet të arrihet mes Shkupit dhe Athinës
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 16:11, 13 March 2018
Diplomati amerikan tha se administrata amerikane mbetet e angazhuar për zgjidhje të çështjes së emrit, mirëpo siç tha, marrëveshja duhet të arrihet mes Shkupit dhe Athinës

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, sot në Shkup deklaroi se Administrata amerikane është dhe do të përfshihet më shumë në kontestin e emrit që kanë Maqedonia dhe Greqia, por marrëveshja duhet të jetë fryt i një pajtimi mes Shkupit dhe Athinës zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë qëndrimit të sotëm në Shkup, në kuadër të turnit të tij ballkanik, Mitchell u prit në një takim nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili pas takimit tha se ka falënderuar mysafirin për ndihmën amerikane e cila asnjëherë nuk i ka munguar Maqedonisë që nga pavarësimi i saj.

Zaev tha se e ka informuar zyrtarin amerikan se politikanët e Ballkanit tashmë kanë braktisur politikat e vjetra në mënyrë që t’u mundësojnë qytetarëve një të ardhme më të ndritur, që është reflektuar edhe në Strategjinë e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, për çka vendi pret që në qershor vendi të marrë datë për çeljen e negociatave si dhe antarësim të plotë në NATO.

“Në këtë kontekst, me Ndihmës sekretarin Mitchell biseduam për momentin e ri lidhur më kontestin që fqiu ynë ka me emrit tonë e emrit me Greqinë ndërkohë që shpreha bindjen time se po nisim fazën përfundimtare e cila do të sjellë një zgjidhje dinjitoze”, tha Zaev.

Diplomati amerikan Wess Mitchell nga ana e tij tha se me kryeministrin Zaev kanë biseduar për kontestin e emrit, për anëtarësimin në NATO dhe BE, por edhe për sigurinë rajonale dhe për këmbimin ekonomik mes SHBA-ve dhe Maqedonisë.

Mitchell tha se gjatë takimit ka falënderuar Maqedoninë në emër të SHBA-ve për kontributin në misionet e NATO-s në Afganistan, ndërkohë që ka ripërsëritur përkrahjen amerikanë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Për sa i përpekt kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Mitchell tha se po hapën mundësi të reja për zgjidhjen e tij, dhe është e një rëndësie të veçantë se dera e NATO-s mbetet e hapur, me një ftesë aktive që nga viti 2008.

Diplomati amerikan tha se administrata amerikane mbetet e angazhuar për zgjidhje të çështjes së emrit, mirëpo siç tha, marrëveshja duhet të arrihet mes Shkupit dhe Athinës.

“SHBA-të përkrahin Maqedoninë dhe Greqinë për të gjetur një zgjidhje, por zgjidhja e vetme do të jetë një zgjidhje e përbashkët. Me angazhmin në bisedimet me Greqinë, Мaqedonia ka ndërmarrë hapa të mëdhenj, që paraqet një mundësi të mirë për gjetje të një zgjidhjeje. Së shpejti do të kemi Samitin e NATO-s, por ftesa nuk është e precizuar me një datë të saktë”, tha Mitchell, i cili tha se ai por edhe administrata amerikane do të vazhdojnë të jenë të përfshira në këtë proces.

Kujtojmë se vizita e sotme e Ndihmës sekretarit amerikan Mitchell është destinacioni i dytë në kuadër të turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai dje ishte për vizitë në Kosovë, ndërsa nga Shkupi udhëton për në Beograd. Pjesë e turneut të tij është edhe Athina ku të enjten njëra nga çështjet për të cilën do të bisedojë me autoritetet greke do të jetë edhe çështja e emrit.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO