“Amerika dhe Evropa kanë interes të përbashkët që bota të jetë e lirë, që Rusia të përgjigjet për aneksimin e Krimesë, që të ndalojë përdorimi i armëve kimike dhe që të ndërpriten politikat e padrejta tregtare të Kinës”, tha Mitchell, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Mitchell po ashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë me Bashkimin Evropian rreth Kosovës dhe Serbisë.
Dy vendet janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së.