Misteri i qytetit të vogël në Ohio, që po ndjell frikë deri në palcë tek qytetarët

Gjatë dy viteve në qytetin e vogël Chicilot në Ohio, është raportuar zhdukja e gjashtë femrave, kurse ajo çfarë ka ndodhur me ato ende nuk është zbuluar.

Bota

03/05/2016 23:49

 

Ndërkohë është zbuluar se katër femra janë vrarë, kurse dy tjera vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukura, transmeton Telegrafi.

Tre trupa janë gjetur në lumenj dhe kanale lokale, kurse femra e katërt është vrarë nga arma e zjarrit.

Familjet e tyre ende nuk kanë ndonjë informacion, në lidhje me atë se kush dhe pse i rrëmbyer dhe vrarë.

“Dëshirojmë të dimë se çfarë ka ndodhur dhe pse vrasësi i ka vrarë këto gra, duke i rrëmbyer fillimisht nga familjet e tyre. Motra ime ka një vajzë 6-vjeçe që do të rritet pa nënën e saj. Personat përgjegjës për këtë ende lëvizin lirshëm, dhe kjo nuk është e drejtë. Ne duam përgjigje”, ka deklaruar Jessica Sair, motra e të cilës është vrarë.

Femrat e zhdukura janë të moshës 20 deri në 37 vjet, njëra prej tyre është zeshkane kurse tjerat bionde dhe shumica prej tyre ishin nëna të dikujt.

Ajo çfarë i lidhë të zhdukurat, është fakti se që të gjitha kanë përdorur drogë dhe kanë njohur të njëjtit njerëz.

Tamika Lynch (30) nënë e tre fëmijëve dhe Charlotte Trego (27) nënë e dy fëmijëve, janë zhdukur në të njëjtën ditë më 3 maj të vitit 2014. Trupi i Lynch është gjetur tri javë pas zhdukjes në një kanal, kurse shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Ndërkaq, Trego konsiderohet ende si e zhdukur.

Gjashtë muaj më vonë është zhdukur 37-vjeçarja Vanda Lemons, e cila ende kërkohet nga autoritetet e sigurisë.

Pas saj, në dhjetor është zhdukur shtatzëna Shasta Hummler (20). Trupi i saj është gjetur dhjetë ditë më vonë në një lumë.

Në maj të vitit të kaluar është zhdukur edhe Tiffany Sair (26), kurse derisa ka zgjatur procesi i kërkimit të trupit të saj, është gjetur trupi i 38-vjeqares Timberly Klaytor, me disa plagë në trup të shkaktuar nga arma me të cilën është vrarë.

Klaytor ishte nënë e pesë fëmijëve.

Edhe pse deri më tani nuk është zbuluar shumë rreth zhdukjes së tyre, policia nuk hedhë poshtë mundësinë që kjo mund të jetë vepër e ndonjë vrasësi serik. /Telegrafi/