Misteri i Krishtlindjeve, spitali merr çdo vit të njejtën kartolinë nga pacienti anonim

Një pacient i ‘mirënjohës’ i ka dërguar stafit të spitalit ku ai është trajtuar një herë në jetë, një kartolinë anonime për Krishtlindje që nga viti 1960.

Fun

15/12/2017 08:59

“Drejtori i spitalit në Lincolnshire në Anglinë Juglindore tha se kartolina u shkon “çdo vit pa ndërprerje” me të njëjtin mesazh falenderimi, përcjell albeu.com.

Nga spitali u shprehën se ky ishte një “mister i madh” për 57 vjet.

“Do të ishte mirë të gjejme kush është akoma mirënjohës pas gjithë këtyre viteve”, shprehet një infermier.

Ajo që nxit më shumë kureshtjen është se kartolina që u dërgohet ka të njëjtën figurë, një zog që qëndron në një gardh në një kohë me dëborë.