Mistere të pashpjegueshme që ndodhin në botë

Më poshtë mund të lexoni disa mistere të pashpjegueshme që ndodhin në botë.

Fun

10/11/2015 22:04

 

Drita solide

Image

Tregimet rreth dritës solide shpesh lidhen me paraqitjen e UFO-ve. Bëhet fjalë për një dritë, e cila duket të ketë vetitë e një objekti solid. Dëshmitarët kanë thënë të kenë parë një tufë drite, që vinte nga pjata fluturuese dhe që shpërndahej poshtë në tokë, duke shkaktuar rrëmujë. Po ashtu thuhet se kjo dritë mund të depërtojë muret dhe të kthehet në kthesa. Ky është një koncept krejtësisht i panjohur për shkencën moderne.

Këshilli i të nëntëve

Image

Thuhet se Këshilli i të nëntëve është një këshill i qenieve shumë të përparuara, të cilat kontrollojnë Tokën dhe banorët e saj. “Tom”, i cili identifikohet me zotin antik egjiptian Atum, supozohet të jetë zëdhënës, derisa anëtarët e tjerë mendohet të jenë të lidhur me tetë zotat e tjerë të Egjiptit të lashtë. Mendohet se kjo nëntëshe ka “mbjellë” njerëzimin në Tokë (duke krijuar paralele me idenë e origjinës aliene të njerëzve).

Njëri ndër njerëzit më të njohur, që e ka mbështetur këtë ide, është Andrija Puharich, i cili tash vonë ishte i përfshirë në programin e “CIA”-s për kontrollimin e mendjes, MKULTRA. Ai ishte punësuar nga CIA në rolin e kërkuesit në lidhje me përdorimin e drogave që e ndryshojnë vetëdijen, me shpëlarjen e trurit dhe hipnozën.

Kontesha e Desmond-it

Image

Kontesha e Desmond-it (Katherine Fitzgerald) vdiq në fillim të shekullit XVII. Mendohej se, në momentin e vdekjes, ajo kishte 140 vjet. Askush nuk e di sesi kjo grua ia kishte dalë të jetonte aq gjatë, por ajo ishte shumë e njohur. Aq shumë sa që përmendet edhe nga emra të mëdhenj, si Francis Bacon dhe sër Ëalter Raleigh.

Në lidhje me këtë konteshë, Bacon kishte thënë: “Kam dëgjuar tregimin rreth konteshës së moshuar të Desmond-it, e cila kishte jetuar gjatë dhe së cilës i kishin dalë dhëmbët më shumë se tri herë”. Thuhet se ajo vdiq si pasojë e lëndimeve kur ra në tokë, derisa ishte duke u ngjitur në një dru. Pra, ajo nuk vdiq nga mosha e shtyrë. Se kush ishte kjo grua në të vërtetë dhe si ia kishte dalë të jetonte kaq gjatë, ende ka mbetur mister.

Vampiri nga “Croglin Grange”

Image

“Croglin Grange” ishte një shtëpi në pronësi të familjes Fisher nga Kumbria, Angli. Ajo përdorej si shtëpi vere nga dy vëllezërit dhe motra e tyre. Një verë, derisa ishte duke qëndruar në shtëpi, nga dritarja kishte parë dy drita në kopsht, të cilat dukej sikur e shikonin. Ato drita më pas filluan të lëviznin, duke kaluar mbi varreza dhe mbi një fushë të kositur. Papritmas, në dritare u paraqit një fytyrë, të cilën Amelia e përshkroi si të kafenjtë, me sy të zjarrtë. Ajo krijesë kishte një dorë ashtërore, me të cilën hoqi aluminin dhe hyri për dritare. Ai e sulmoi gruan, bërtitjet e së cilës alarmuan vëllezërit, ku menjëherë pas ardhjes së tyre, krijesa misterioze u zhduk, duke ikur nga dritarja. Një vit më vonë, krijesa u kthye përsëri, por kësaj here vëllezërit e pritën të përgatitur, duke plagosur në këmbë. Të nesërmen, kur shkuan në varreza, vëllezërit panë një arkivol, ku panë se gjendej njeriu që ua kishte sulmuar motrën. Meqë menduan se ai ishte vampir, ata e dogjën atë.

Duart me lesh

Image

Gjatë viteve të 1920-ta, në një rrugë të izoluar në Devon, kishin ndodhur disa aksidente. Të gjitha aksidentet ishin fatale dhe disi të pashpjegueshme, meqë nuk kishte asgjë të veçantë me atë segment rrugor. Një mbrëmje ndodhi një aksident tjetër, por shoferi kësaj here kishte shpëtuar. Kur iu kthye vetëdija, ai tregoi se, kur i ishte afruar pjesës “problematike” të rrugës, kishte parë një palë duarsh të forta e të leshta, të cilat e kishin marrë timonin e veturës dhe e kishin drejtuar atë jashtë rrugës, duke e qitur veturën jashtë kontrollit të tij. Aksidentet vazhdonin të ndodhnin dhe ndodhi që të shpëtonte edhe një shofer tjetër. Edhe ai dha të njëjtin përshkrim, sikur shoferi i parë. Se për çka bëhet fjalë, me gjasë kurrë nuk do ta dimë./lexo