Missi mysliman mbron Islamin: Terroristët nuk kanë fe (Foto)

Ahlam El Brinis, missi me origjinë marokene që jeton në Itali ka dhënë një intervistë lidhur me sulmet e Parisit dhe sulmet ndaj Islamit.

ShowBiz

18/11/2015 22:14

“Jam tronditur nga gjithçka ndodhi në Paris. Nuk e kuptoj se si mund të bëhen masakra të tilla në emër të besimit. Por unë besoj se Islami nuk ka të bëjë me këtë, pavarësisht pretendimeve të xhihadistëve. Islami nuk të mëson të vrasësh. Jo të gjithë myslimanët janë terroristë”, ka thënë bukuroshja marokene.

“Gjithë komunitetet fetare duhet të reagojnë në mënyrë të fortë duke dënuar sulmet terroriste. Duhet që mbarë bota ta kuptojë që nuk ka terroristë myslimanë. Janë thjesht terroristë dhe pikë, ata nuk kanë fe”, ka deklaruar ajo për mediat italiane./lajmi.net