Miss Filipinet i shkruan një mesazh prekës Miss Kolumbisë (Foto)

Pia Alonzo Wurtzbach, fituesja e Miss Universe 2015 më në fund ka folur drejtëpërdrejtë për ngjarjen në mbrëmjen finale.

ShowBiz

25/12/2015 10:55

Miss Kolumbisë i është marrë kurora pas një gabimi nga prezantuesi, pasi shpalli gabimisht fituesen e vërtetë në Miss Universe.

Kështu, Adriana ka mbetur shumë e mërzitur nga kjo ngjarje dhe e gjithë bota ka kthyer vëmendjen tek ajo, më shumë se tek fituesja e vërtetë, transmeton lajmi.net.

Tani, fituesja Pia Wurtzbach ka shkruar një mesazh për Adrianën, duke i thënë: “Adriana, ti je një femër e mrekullueshme dhe tani ne jemi të lidhura përgjithmonë nga kjo eksperiencë unike. Në tri javët e fundit që ne ishim bashkë, unë e pash se sa e bukur dhe e fortë je ti, brenda dhe jashtë. Ti e ke prezantuar vendin tënd me nder dhe unë e di se sa krenarë të gjithë ndihen me ty. Fati ka një plan për ty dhe unë mezi pres të shoh se çfarë na pret përpara”./lajmi.net

miss philippines tells people to stop fighting over miss universe 01miss philippines tells people to stop fighting over miss universe 11miss philippines tells people to stop fighting over miss universe 10