Miss Bum Bum zhvishet dhe prezanton urimin special për Messin

Modelja Suzy Cortez, e njohur ndryshe si Miss Bumbum, uroi Lionel Messin për ditëlindjen e tij të 29-të me dy foto të postuara në llogarinë e saj në Instagram, por nuk harroi të thumbonte edhe bashkëshorten e argjentinasit.

Sport

26/06/2016 20:57

Para pak kohësh, bukuroshja tha se Lionel Messi nuk e ndiqte më në Instagram duke i dhënë fund miqësisë së tyre virtuale.

Ajo pretendoi se kjo ishte vepër e gruas së Messit, Antonella Roccuzzo, që ishte bërë xheloze. Sidoqoftë, urimet e Miss Bumbum janë të veçanta, pasi përdor armën më të fortë: fundshpinën. Me dy qirinj me numrat 2 dhe 9 dhe me fanelën e Messit, ajo i uron argjentinasit gjitha të mirat.

“Urime ditëlindjen Messi, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Barçës. Ndjesë nëse të kam shkaktuar probleme për shkak të xhelozisë së gruas”, shkroi ajo.

1466955265_13408729_1742766902644787_185391321_n (1) 1466955310_1 1466955397_13392832_920625191392878_1462191745_n

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.