Misofoni, kur nuk mund ta duroni dikë kur përtypë ushqim

A zemëroheni me zhurmën e dikujt që përtypet afër jush? Misofonia, e cila ka kuptimin ‘urrejtje e zhurmës’ është sëmundje e njohur së fundmi, ku personat e prekur nga kjo dukuri reagojnë me stres, zemërim, irritim dhe, në raste ekstreme, edhe me dhunë.

Lifestyle

31/10/2016 14:13

Kjo sëmundje nuk është vetëm një irritim i lehtë, por pacientët e prekur nga kjo dukuri tregojnë se e kanë të njëjtën ndjesi sikurse dikush t’i godet në stomak, transmeton Telegrafi.

Një nga pacientët e prekur është edhe Meredith Rosol, mësuese 25 vjeçare e cila është diagnostikuar me misofoni qe dy vite.

Ajo tregon se ka mbi një dekadë që ajo nuk ka ngrënë ushqim me prindërit e vet pa kufje.

Arjan Schroder, psikiatër, tregon se simptomat e para të këtij çrregullimi fillojnë rreth moshës 13 apo 14 vjet dhe mund të jetë gjenetike.