“Misioni i realizuar”, qeni Sully përcjell arkivolin e George H.W. Bush

Jim McGrath, zëdhënësi i Bush, publikoi fotografinë e qenit me emrin Sully pranë arkivolit të Bush të dielën së bashku me mbishkrimin, “Misioni i realizuar”.

Bota

03/12/2018 13:47

Sully H.W. Bush, një labrador që ishte i angazhuar me ish presidentin e ndjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush, do të udhëtojë me arikovilin e tij për në Washington, DC.

Jim McGrath, zëdhënësi i Bush, publikoi fotografinë e qenit me emrin Sully pranë arkivolit të Bush të dielën së bashku me mbishkrimin, “Misioni i realizuar”, transmeton lajmi.net.

Sully është emëruar sipas ish pilotit të ndjerë, Chesley B. “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i famshëm pasi ateroi një fluturim në Hudson River dhe shpëtoi jetën e 155 pasagjerëve dhe komplet ekuipazhit më 2009.

Qeni me stërvitje të lartë, Sully tani do të angazhohet duke shërbyer në ndihmë të veteranëve dhe do të jetë në Qendrën e Mjekësisë Ushtarake Walter Reed, ka njoftuar ish presidenti George W. Bush. /Lajmi.net/