Misioni i dështuar, kozmonautët do ta riprovojnë në pranverë – Lajmi.net
Misioni i dështuar, kozmonautët do ta riprovojnë në pranverë
Autori: Lajmi.net Bota 13:58, 12 October 2018
Lançimi i dështuar ndodhi në prani të administratorit të NASA-s, Jim Bridenstine, që ndodhej në Rusi.

Kozmonauti rus, Aleksey Ovchinin, dhe ai amerikan, Nick Hague, do të shkojnë në hapësirë në pranverë, pasi fluturimi i tyre dështoi një ditë më parë. Kjo konfirmohet nga shefi i agjencisë hapësinore ruse.

“Ata do të fluturojnë pa diskutim”, tha shefi i “Roscosmos”, Dimitry Rogozin në Tëitter, duke postuar një foto të tijën mes dy kozmonautëve.

“Ne po planifikojmë fluturimin e tyre për pranverën e vitit të ardhshëm”, tha ai, duke shtuar se të dy kozmonautët tashmë ishin kthyer në qendrën e trajnimit hapësinor “Star City”, pranë Moskës.

Ovchinin dhe Hague iu afruan jo pak vdekjes, kur një anije “Soyuz” pësoi një defekt pas lançimit nga kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, të enjten. Ky ishte i pari aksident i tillë në historinë e Rusisë postsovjetike dhe një goditje e rëndë për krenarinë e industrisë së saj hapësinore.

Lançimi i dështuar ndodhi në prani të administratorit të NASA-s, Jim Bridenstine, që ndodhej në Rusi dhe ishte një siklet jo i vogël për Rusinë, që së fundmi ka publikuar planet për të dërguar kozmonautë në hënë dhe në Mars.

Raketa hapësinore “Soyuz” është aktualisht e vetmja mundësi furnizimi për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe aksidenti pritet të cënojë punën e laboratorit orbital.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO