Mishka, qeni që flet (Video)

Njihuni me qenin e racës “Haski” e cila flet, këndon dhe luan.

Fun

02/02/2016 22:27

Kohëve të fundit po hasim shpesh në kafshë inteligjente të cilat kanë raporte të mira me pronarët e tyre. Por kur themi se ekzistojnë edhe kafshë me dhunti sikur të njeriut, që edhe mund të flasin, është pak e vështirë të besohet, raporton lajmi.net.

 

Por njihuni me Mishkën nga Rusia e cila është 9 vjeçare. Duket se Mishka është mjaft e famshme edhe nëpër rrjetet sociale,  dhe aftësia që ka ajo e bënë kaq të veçantë.

Familja siberiane që janë pronarë të saj, kanë gjithashtu edhe një djalë të vogël të quajtur Toddlet. Ata filmojnë vazhdimisht Mishkën e shpesh herë edhe djalin e tyre duke bashkëbiseduar me të, raporton lajmi.net.

Nëse ndonjë ditë bëheni pronarë të ndonjë kafshe që ju pëlqen, është ky një shembull i mirë që t’iu kushtojmë vëmendje atyre, sepse edhe kafshët kanë një inteligjencë mjaftë të zhvilluar. /lajmi.net.

YouTube player
YouTube player

 

YouTube player